Qytetarët solidarizohen me kryeministrin Haradinaj
Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 26 December 2017
Është mbajtur aksioni ‘humanitar’ me moton “Kryeministër na po vim met ndihmu”, ku qytetarë ‘të vullnetit të mirë’, i dërguan kravatat kryeministrit.
Ky aksion humanitar është ndërmarrë nga iniciativa e organizatës “Beyond the Wall” dhe është mbajtur para Teatrit Kombëtar.
Mbi 200 kravatat e mbledhura bashkë me këmisha të dhuruara nga qytetarë me rastin e aksionit të organizuar janë vendosur në rrethojat e Qeverisë, shkruan Infokusi.com
Kushtrim Mehmeti, njëri nga organizatorët të kësaj proteste, tha se është e pakuptimtë që një kryeministër i një vendi kaq të varfër siç është Kosova, t’ia rrisë vetës rrogën në këtë formë.
“I kërkojmë kryeministrit që për gjëra subjektive le ta ulë pagën, dhe i premtojmë që për të tilla gjëra, popullin do ta ketë afër. Qoftë edhe me shty kerre. Kjo është iniciativa jonë, e një grupi të rinjsh. Ne kërkojmë veç respekt, në mënyrë që të punojmë për ta ndërtuar të ardhmen. Ne nuk kemi asgjë personale me kryeministrin Haradinaj. Por këto vendime janë jo të mira për popullin e Kosovës”- ka thënë Mehmeti.
Gjithashtu Mehmeti tha se kryeministri ia ka rritur pagën vetës në një popull të varfër siç është Kosova, madje me një popull që ndoshta ka një pagë 200 euro e nuk brengoset për kravatë.
“Ne jemi popull solidar. Unë gati sa nuk qava kur e pashë sot njërin që e hoqi kravatën për ta lënë këtu. Ramush Haradinaj është kryeministër i një populli të varfër. Një populli që ndoshta jeton me 200 euro, por nuk e ka problem një kravatë. Ai nuk duhet ta harrojë kurrë që përfaqëson një popull që nuk është i pasur”- ka shtuar Mehmeti.
Derisa po zhvillohej protesta, i pranishëm në këtë protestë ishte edhe Këshilltari për media nga zyra e kryeministrit, Halil Matoshi, i cili shpërndau raportin 100 ditësh të punës së Qeverisë dhe disa kartolina me anë të të cilave Matoshi ka uruar festat e fundvitit. Me të përfunduar me shpërndarjet e raportit 100 ditësh dhe kartolinat, Matoshi nuk kishte hezituar që ta marrë një kravatë nga grumbulli i kravatave të mbledhura për kryeministrin Haradinaj.
Ditë më parë kryeministri Ramush Haradinaj, arsyetoi rritjen e pagës së zyrtarëve të kabinetit të tij, duke thënë se ndihet i obliguar për ndonjë këmishë apo kravatë për punën e tij zyrtare, mirëpo një gjë e tillë nuk ishte pritur aspak mirë nga qytetarët./Infokusi.com
Të tjera
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...