Qytetarët nga Lugina kundër masave të reja, MSH-ja tregon a do të ndryshohet vendimi për tre dozat e vaksinës
Autori: Elvira Haxhiu 17:58 | 25 January 2022
Qytetarët e Luginës së Preshevës po i konsiderojnë të pa logjikshme masat antiCOVID që u morën nga Qeveria e Kosovës javën e kaluar.
Konkretisht masën e cila po u pamundëson atyre hyrjen në kufijtë e Kosovës nëse nuk posedojnë dëshminë se janë të vaksinuar me tre doza.
Fatlind Azizi, student në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës ka thënë për Gazetën Infokus që si pasojë e këtyre masave nuk po mundet të vizitojë familjen e tij.
Kjo sepse atij i duhet të presë deri sa të vijë koha që ai të marrë edhe dozën e tretë të vaksinës.
“Nuk mund të kalohet kufiri pa tre doza të vaksinës, sepse ka pasur me qindra njerëz që janë kthyer nga kufijtë me Kosovën. Policia në këtë aspekt nuk ka faj sepse vetëm i zbaton rregullat e institucioneve të tjera”, ka thënë ai.
Azizi gjithashtu tha se Shumica e popullsisë së Luginës së Preshevës janë të vaksinuar me dy doza dhe se kjo është një nga problemet më të mëdha që Qeveria nuk e ka specifikuar në vendimin që e kanë marrë.
“Bërja e testeve PCR bëhet vetëm dy herë në javë në Shtëpitë e Shëndetit, edhe atë me numër të kufizuar të testeve që ruhen për njerëzit që kanë simptoma. Për të mos folur që në çdo kalim kufiri, na duhet që t’i japim minimum 30 euro nga testi i laboratorëve private. Kjo gjë është e papërballueshme”, ka shtuar studenti nga Presheva.
Ndërkaq, sipas studentit të UP-së kjo masë duhet të ndryshohet, shkruan Gazeta Infokus.
“Masa duhet të ndryshohet sepse është e palogjikshme dhe e pa menduar mirë. Kjo masë i pamundëson kryesisht studentët dhe punonjësit që vijnë jashtë Kosovës, për të punuar këtu. Prandaj, kur edhe vetë OBSH-ja nuk e ka vendosur protokoll obligativ hyrjen në një shtet tjetër me 3 doza të vaksinës, është e pakuptueshme për Kosovën që ta bëj një gjë të tillë, kur dihet se në çdo anë rrethohet me shqiptarë”, përfundoi ai.
Edhe Zgjim Sherifi nga Lugina e Preshevës, i cili punon në Prishtinë, masën e vendosur nga qeveria për shtetasit e huaj që hyjnë në Kosovë po e sheh si absurde.
“Kjo masë e re, personalisht mendoj që është mase absurde, sepse shumica janë të vaksinuar me dozën e dytë dhe doza e dytë sipas mjekeve siguron mbrojtje kundrejt virusit. Në anën tjetër, shumica e të vaksinuarve me dozën e dytë, janë të vaksinuar së fundmi dhe dihet qe duhet kaluar kohë për ta marrë dozën e tretë”, tha Sherifi për Gazetën Infokus.
Ai ka shtuar se kjo masë ka shkaktuar bllokadë për qytetarët e Luginës të cilët duan të vijnë në Kosovë, e sidomos për studentët.
Një problem të njëjtë po e ka edhe Valbona Kadriu nga Lugina, studente në Universitetin e Prishtinës.
Ajo për Gazetën Infokus tha se një masë e tillë po i dëmton shqiptarët që jetojnë jashtë kufirit të Kosovës.
“Kjo masë nuk është aspak e duhur dhe e domosdoshme, për shkak që dëmton shumë shqiptarët që jetojnë jashtë kufirit të Kosovës, e në veçanti studentët, ku një numër i madh i tyre vijojnë studimet në Prishtinë dhe kanë nevojë të lëvizin shpesh, e sidomos tani në kohën e provimeve ku ne si student duhet të shkojmë shpesh në Kosovë”, tha Kadriu.
Ajo ka kërkuar nga qeveria që kjo masë të ndryshohet sa më shpejtë sepse komplikon jetën e studentëve dhe qytetarëve atje.
Por a do ta ndryshojë ministria këtë masë e cila sipas vendimit mbetet në fuqi deri më katër shkurt?
Në një përgjigje për Gazetën Infokus, nga zyra për informim e Ministrisë së Shëndetësisë kanë thënë se këto masa pritet të rishikohen dhe se do të ndryshohen vetëm pas datës që nuk janë më në fuqi.
“Ministria e Shëndetësisë rikujton se nga mesi i javës së kaluar Kosova ka parë një rritje të shpejtë të raste të COVID-19, duke shkuar deri në mbi 3.000 raste të reja në ditë, dhe kjo ka ndikuar edhe në rritjen e numrit të pacientëve në spitale, ndërkaq shkalla e lartë e vaksinimit është thelbësore në mënyrë që sistemi shëndetësor të mos mbingarkohet, e në këtë drejtim të minimizojmë rastet e vdekjeve. Duke pasur parasysh që vendimi për masat kundër COVID-19 vlen për periudhën deri me 04 Shkurt 2022”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Ata kanë theksuar se masat vlejnë për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe ata jashtë saj dhe rishikimi i tyre do të bëhet vetëm në fund të javës në bazë të rritjes së numrit të rasteve pozitive.
“Mekanizmat kundër COVID-19 do të monitorojnë në baza ditore situatën epidemiologjike lidhur me COVID-19 dhe deri në fundin e javës, institucionet tona do të mund të kenë një pasqyrë më gjithëpërfshirëse se cili ka qenë ndikimi i rritje së rasteve të COVID-19 në ngarkesën spitalore dhe në varësi të kësaj, si dhe të numrit të rasteve të reja gjatë ditëve në vijim, të gjitha masat do të mund të rishikohen. Deri në këtë rishikim, masat vlejnë edhe për qytetarët e Kosovës edhe për shtetasit jo-kosovarë”, thuhet në përgjigjen e MSh-së.
Masat e reja antiCOVID, u miratuan si pasojë shifrave alarmante të rasteve me COVID-19 në Kosovë. Këto masa hynë në fuqi në javën e kaluar, përkatësisht më 22 janar.
Në kuadër të këtyre masave orari i gastronomisë është kufizuar deri në ora 21:00, kurse ora policore do të filloj nga ora 22:00./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
“Motër, a i len çelësat në kerr ti?”: Ky është i dyshuari që e mori veturën e kufomave dhe bënte ‘drifta’ në Pejë
Disa pamje në Pejë u bënë virale ditëve të fundit. Një veturë e bartjes së...
-
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e FSK-së
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përfunduar “Kursi i Nënoficer...
-
Lansohet pilotimi i programit të kuponëve
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë lansu...
-
Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takime...
-
Aktakuzë ndaj një personi për krịme lụfte, kreu dy vrạsje dhe një plạgosje
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në P...
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me ạrmë zjạrri
Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë di...
-
Një person në Ferizaj fyen dhe sụlmon policët, përfundon në pranga
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar n...
-
Arrestohet një person në Banullë të Lipjanit, iu gjet mạrihụanë
Një person është arrestuar në fshatin Banullë të Lipjanit. Policia ka njof...
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkọolit sụlmoi policët
Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka...
-
Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për dhụnim
Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar nj...