Qytetarët mund të kompensohen për rrymën e faturuar të veriut
Autori: Gazeta inFokus 21:52 | 14 April 2023
Gjykata Kushtetuese është institucioni i fundit ligjor, ku Zyra e Rregullatorit për Energji mund të ankohet ndaj aktgjykimit të Gjykatës Supreme për kthimin e mjeteve për qytetarët që kanë paguar për energjinë elektrike për komunat veriore. Njohës të sistemit të drejtësisë thonë se përmes padive qytetarët mund të kërkojnë kompensim nga ZRRE. Ndërsa, njohës të ekonomisë thonë se një vendim i tillë është dashur të merrej shumë më herët.
Miliona euro që iu faturuan për rrymën e shpenzuar në veri të vendit, do të mund t’u kompensohen qytetarëve, duke paditur Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, e cila jashtëligjshëm ua kishte faturuar energjinë.
Florim Shefqeti, avokat thotë se ZRRE-ja ka kohë katër muaj që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar aktgjykimin e Supremes. Por, ai nuk pret që kjo kushtetuesja të vendosë ndryshe nga gjykatat e tjera.
Nga Zyra e Rregullatorit për Energji thanë se janë duke e shqyrtuar aktgjykimin e Gjykatës Supreme.
“Zyra e Rregullatorit për Energji ka pranuar aktgjykimin nga Gjykata Supreme më 3 prill 2023. Zyra është në proces të vlerësimit të këtij aktgjykimi dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi do t`i ndërmarrë veprimet e nevojshme”, kanë theksuar nga ZRRE.
Njohës të çështjeve energjetike thonë se faturimi siç ka vepruar ZRRE- nuk është dashur të ndodhte.
“Qytetarët janë dëmtuar nga viti 2012 deri në vitin 2017 si rezultat i një vendimi të ZRRE-së, i cili i ka detyruar të paguajnë rreth 49 milionë euro”, ka theksuar Lulzim Beqiri, njohës i ekonomisë. Ndërkaq, Hamdi Malushaj, ka thënë se mospagesa e rrymës në veri do të thotë se ata nuk dëshirojnë rrymë. Në të kundërtën, sipas tij kur dëshiron të kesh rrymë duhet edhe ta paguash, e jo që për shpenzimet e tuaja të detyrohet të paguajë dikush tjetër.
Sipas institutit GAP, nga viti 1999 e deri më 2017 qytetarëve u kanë ardhur faturat për rreth 3.5% më shtrenjtë, që i bie deri në 11 milionë euro në vit. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë raportimit të fundit në Komisionin parlamentar për Punë të Jashtme pati thënë se energjia e shpenzuar në veri arrin vlerën e 320 milionë eurove.
Të tjera
-
Alarmon Eman Rrahmani: Nxënësja me mbulesë nga Peja akoma nuk është kthyer në shkollë
Deputeti Eman Rrahmani ka treguar në emisionin “Infotalks” në Gazeta Infokus ...
-
Publikohet video e rrallë e Kadri Veselit i rrethuar nga forcat serbe në vitin 1998
Koleksionuesi i mijëra video-kasetave për krimet serbe, Esat Shala, ka publik...
-
Therje me thikë në Prishtinë, katër persona të plagosur
Katër persona kanë mbetur të plagosur, njëri nga ta me thikë, pas një përlesh...
-
Policia e Kosovës fuqizohet me automjete të blinduara dhe autoblinda
Policia e Kosovës është furnizuar me automjete të blinduara dhe autoblinda, t...
-
Zbulojë informacione konfidenciale të paautorizuara, IPK rekomandon suspendimin e një polici në Kaçanik
Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) i kanë rekomanduar Policisë...
-
Bedri Hamza fillon punëtoritë me qytetarë për program, e nis me Gjakovën
Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka zh...
-
Policia: Rrahje në Prishtinë, katër të lënduar – njëri u ther me thikë
Policia konfirmon se si pasojë e rrahjes në rrugën “Agim Deva” në Prishtinë ë...
-
Mijëra njerëz marshojnë në Vjenë kundër FPO-së para bisedimeve për koalicion
Mijëra protestues marshuan të enjten në Vjenë, duke u bërë thirrje partive po...
-
Ahmeti: Bashkësia ndërkombëtare do bëjë presion që mos të ketë më Qeveri Kurti
Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se do të ketë presion nga b...
-
Vetëvendosje paralajmëron mbledhje partiake ku do të diskutojnë si kanë qeverisur
Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar mbledhje partiake, ku do të diskutohet ...
-
Mijëra njerëz marshojnë në Vjenë kundër të djathtës ekstreme
Mijëra protestues marshuan në Vjenë të enjten për t’u kërkuar partive politik...
-
Rikthehen radhët në kufirin Shqipëri- Kosovë, pushon marrëveshja e lëvizjes së lirë gjatë verës
Marrëveshja e lëvizjes së lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës, g...