Lajme

Mosekzekutimi i pagave për mësimdhënësit në Viti, SBASHK proteston nesër para Qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 03 Tetor 2024

SBASHK ka njoftuar se nesër do të protestojnë para Qeverisë në ora 11:00 për shkak të mosprocesimit të pagave për punëtorët e arsimimt në komunën e Vitisë.

“Medie të nderuara, ju informojmë se për shkak të mos procesimit të pagave për punëtorët e arsimit në Viti, kryetarët dhe kryesitë e shoqatave sindikale nga shkollat e kësaj komune protestojnë para Qeverisë së Kosovës. Protesta mbahet para ndërtesës së Qeverisë, nesër, e premte, 04.10.2024 me fillim në orën 11:00.”

Të martën, Ministria e Financave ka thënë se nuk janë ekzekutuar pagat e për programet e arsimit fillor dhe të mesëm, pasi komuna e Vitisë nuk e ka siguruar buxhetin e nevojshëm.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy