Qysh e demantoi Gjykata Ministrinë e Tregtisë për dokumentet e Klan Kosovës

Autori: Gazeta inFokus
15:09 | 03 August 2023
Ministria e Tregtisë Industrisë dhe Ndërmarrësisë, ditën kur vendosi që të mos e pranoj ankesën e Klan Kosovës, për ndryshimin e dokumentacionit, ndër të tjera u munuda ta arsyetoj këtë vendim duke gënjyer. Kështu sipas Gjykatës Komerciale.
MINT, pati prezantuar disa dokumenta, e shkrime në faqen e tyre në Facebook, duke pretenduar se Klan Kosova nuk e kishte ndryshuar dokumentacionin e nevojshëm.
Por, sipas vendimit del se ndryshimi ishte kryer në afatin e paraparë ligjor.
Derisa Ministria me të cilën udhëheq Rozeta Hajdari pretendonte se ky ndryshim nuk u krye, ju ftojmë të lexoni këtë pjesë të vendimit të Gjykatës:
“Gjykata gjatë shqyrtimit të shkresave të lëndës gjeti se paditësi ka bërë përmirësimet e nevojshme në shoqërinë tregtare të regjistruar në Maqedoninë e Veriut, ashtu që sipas Certifikatës së Regjistrimit nr. ser. 10076953 dhe informatat e biznesit të lëshuara me datë 21.06.2023, “Klan Kosova” Sh.p.k. është shoqëri tregtare e regjistruar në Kosovë me datë 26.11.2008, me numër unik identifikues 810795297 me seli në Zonën Industriale, ish Fabrika e Amortizatorëve, Prishtinë, në pronësi të KGO Media Investments Holding me seli në Zonën Industriale, ish Fabrika e Amortizatorëve, Prishtinë dhe person të autorizuar B.I. me adresë rr. “…” nr…., Pejë, Kosova. Sipas Certifikatës së Regjistrimit nr. ser. 10114386 dhe informatat e biznesit të lëshuara me datë 21.06.2023 për shoqërinë KGO Media Investments Holding Sh.p.k., konstatoi se e njëjta është shoqëri tregtare e regjistruar në Kosovë me datë 31.05.2021 me numër unik identifikues 811575804 me seli në Zonën Industriale, ish Fabrika e Amortizatorëve, Prishtinë, në pronësi të KGO Media Investments LLCSP, me seli në Karposh Partinzanski Odredi Blvd, nr. 143, Shkup, Maqedoni e Veriut dhe me person të autorizuar K.G. me adresë rr. “…” nr…, Gjakovë, Kosova. Sipas Dokumentit nr. 0805-50/150120230016866 i datës 20.06.2023, gjykata konstatoi se shoqëria KGO Media Investments LLCSP, është shoqëri tregtare e regjistruar në Maqedoninë e Veriut me datë 24.03.2016, me seli në “Partizanski Odredi Blvd” nr. 143, Shkup – Karposh, në pronësi të K.G., me adresë në rr. …, nr…., Gjakovë, Kosovë.”

Të tjera
-
‘‘Dëme të konsiderueshme’’, deklarimi i Policisë për zjarrin në zonën industriale në Prishtinë: Po vijon puna hetimore
Mbrëmë në Prishtinë, më saktësisht në zonën industriale, një objekt është për...
-
Konstituimi është ‘‘detyrim e jo opsion’’, Osmani – partive gjatë takimeve të djeshme: Sa më shpejtë të gjendet rrugëdalja
Dje presidentja e vendit, Vjosa Osmani, vazhdoi mbajtjen e takimeve me partit...
-
‘‘Është eksplicit në kërkesë”, LDK sot i drejtohet Kushtetueses për komisionin për votim të fshehtë
Pas Partisë Demokratike të Kosovës, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i ...
-
Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë
Një 80 vjeçare është gjetur pa shenja jete të enjten në Prishtinë, konkretish...
-
Kraki: Nuk i kemi numrat për konstituimin e Kuvendit, për qeveri po
Deputeti i Partisë Guxo, Nezir Kraki, që vepron brenda Grupit Parlamentar të ...
-
Policia: Dëme të mëdha nga zja*rri në zonën industriale të Prishtinës, qytetarët të shmangin zonën
Një zjarr ka përfshirë sonte një objekt të një kompanie në zonën industriale ...
-
60-vjeçarja rrezikonte të mbytej në plazhin e Himarës
Një grua rreth 60 vjeçe ka rrezikuar të mbytet pasditen e së enjtes në plazhi...
-
Djali i Jakup Krasniqit: Biseda private me babanë për përfshirje në politikë s’barazohet me deklaratat e Kurtit
Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka thënë se një bisedë private dhe të sinq...
-
Digjen depot e IPKO-s në Fushë Kosovë, nuk dihet ende për të lënduar
Një zjarr i madh ka shpërthyer në depot e IPKO-s në Fushë Kosovë, ku flakët k...
-
Ndërtesa e Qeverisë ndriçohet me ngjyrat e flamurit amerikan për Ditën e Pavarësisë së SHBA-së
Për nder të 249-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ...
-
Kusari-Lila thotë se janë pajtuar me Osmanin për angazhim që Kuvendi të konstituohet sipas afatit të Gjykatës
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, njofton se në takim me pres...
-
PDK zyrtarizon kandidaturën e Shukri Bujës në Lipjan
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka marrë pjesë sot...