Queroz sulmon Ronaldon: Futbolli portugez nuk lindi me të
Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 28 June 2018
Që ndeshja mes Portugalisë dhe Iranit, me këtë të fundit që ka Carlos Queiroz në pankinë, do të shoqërohej me polemika kjo ishte thuajse e ditur.
Ajo që ishte më pak e parashikueshme, ishte përplasja mes Queiroz e ish skuadrës së tij që e drejtoi edhe në botërorin e 2010.
Portugalia barazoi me Iranin 1-1 në një sfidë në të cilën edhe mund të ishte eliminuar dhe këto polemika nuk kishin të bënin vetëm me kartonin e kuq të munguar të Cristiano Ronaldos.
Në fakt Queiroz, që e ka stërvitur yllin e Realin e Madridit, ka për t’i thënë diçka më shumë dhe nuk janë komplimenta.
Sipas të përditshmes ‘AS’, shkaku i indinjatës së Queiroz është se Ronaldo dhe Quaresma preferuan që të evitonin qëllimisht takimin me të në përfundim të ndeshjes.
‘Nuk e identifikoj veten me disa persona që nuk përshëndesin një trajner që për 12 vjet ka qenë në shërbimn të kombëtares portugeze – tha Queiroz – kam fituar tituj evropianë e botërorë përmes reformave dhe ideve të reja. Historia e Federatës Portugeze të Futbollit nuk u krijua në ishullin e Madeirës me Cristiano Ronaldon por është një histori që eshë krijuar shumë kohë më parë dhe vlerat që më transmetuan Augusto, Shimoesh, Eusebo, Humbero Coelho nuk janë ato aktuale. Nuk them që vlerat e futbollistëve të sotëm janë të gabuar, por nuk janë të miat e të shumë personave të tjerë’.
Mësohet se kjo armiqësi mes Queiroz e Ronaldos lindi pikërisht në Botërorin e 2010, kur Ronaldo akuzoi hapur trajnerin për eliminimin e Porugalisë nga Spanja që fitoi 1-0 me gol të Villas. Që nga ai moment, sipas `AS`, Queiroz nuk ia ka dhënë më Ronaldos votën në garën për topin e Artë duke preferuar gjithnjë Lionel Messin.
Të tjera
-
Ivica Daçiq thotë se i arrestuari në Merdare është Tefik Mustafa, reagon Zyra Ndërlidhëse e Kosovës
Në Serbi është arrestuar një kosovar nën dyshimin për “krime lufte”. Për këtë...
-
Gërvalla për mediumin kanadez: Serbia nuk duhet të ketë vend në NATO dhe BE
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është shprehur se nuk duhet të...
-
Serbia thotë se e ka arrestuar një kosovar në Merdare
Autoritetet serbe njoftuan të shtunën se e kanë arrestuar një kosovar në pikë...
-
Lutfi Haziri me mesazh për shqiptarët e Kosovës Lindore: Dilni në mënyrë massive në zgjedhje
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka bërë thirrje q...
-
Kontingjenti i FSK-së arrin sukses në ushtrimin më gjithëpërfshirës të Turqisë, “EFES 2024”
Ushtrimi ushtarak “EFES 2024”, i mbajtur në Izmir të Turqisë ka përfunduar dj...
-
Dy të lënduar në një aksident në Shipol të Mitrovicës
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në la...
-
Spitali i Pejës del me njoftim: U sulmuἀm tmerrshëm, zjἀrrin e vuri një person i maskuar, i kemi pamjet
Spitali i Pejës ka dal me një njoftim të rëndësishëm për zjarrin që ka kaplua...
-
Real Madrid fiton për të 15-ën herë Ligën e Kampionëve
Real Madrid ka fituar për të 15-tën herë trofeun e Ligës së Kampionëve. Në...
-
Kurti viziton qendrën e kulturës “Sami Frashëri” në Ankara të Turqisë
Kryeministri i Republikës Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, Emi...
-
Zhvillohet simpoziumi “Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfitimet e përbashkëta
Në Pekin u zhvillua simpoziumi "Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfi...
-
Kina nxjerr masa për të mbështetur rolin rehabilitues të mjekësisë tradicionale kineze
Kina ka publikuar masa për të mbështetur rolin e mjekësisë tradicionale kinez...
-
Aksident mes tre veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, katër persona të lënduar
Një aksident i rëndë trafike ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-...