QKUK “nuk i plotëson” kushtet as për trajtimin e gripit sezonal, politikanët zgjedhin spitalet private
Autori: Gazeta inFokus 16:30 | 15 January 2018
Ditë më parë u bë publike se ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ishte sëmurë nga gripi sezonal, grip më të cilin u ballafaquan një pjesë e madhe e qytetarëve të Kosovës ose rreth 14000 qytetarë sipas Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Por Mustafa për dallim nga qytetarët e thjeshtë te vendit nuk vendosi të marrë trajtimin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ai zgjodhi një spital privat.
Padyshim që Mustafa kërkonte komoditet dhe privatësi, këtë të fundit as aty nuk e gjeti pas spitali jepte vazhdimisht informacione të paautorizuara rreth diagnozës duke e shfrytëzuar këtë si mundësi të mirë të marketingut media, shkruan Infokusi.com
Por Mustafa nuk është politikani i vetëm që zgjodhi të kurohet në spital privat para atij shtetëror, njësoj kishte vepruar edhe njerëz të tjerë të politikes në Kosovë.
Mjekësisë shtetërore të cilën e udhëhoqi për 3 vite gjatë periudhës 2007-2010 nuk i “besoj” as Bujar Bukoshi. Ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Bujar Bukoshi gjatë kohës kur po trajtohej në Kosovë zgjodhi spitalin privat.
Trajtimi në spitale private është i kushtueshëm por për politikanët kosovarë kjo është brenga më e vogël më të cilën përballen. Mundësi këtë që nuk e gëzojnë pjesa më e madhe e pacientëve në Kosovë.
Portali “Infokusi.com” përmes disa shkrimeve kishte raportuar për gjendjen e mjerueshme në të cilën gjendet Qendra Klinike Universitare e Kosovës. Por hiç më mirë nuk qëndrojnë as Qendrat në qytetet tjera të Kosovës.
Pritjet me orë të tëra, pastërtia në nivelin më të ulët, mungesa e shtretërve e barnave esenciale e shpesh herë edhe mungesa e mjekëve nëpër vendet e punës janë disa nga shqetësimet me të cilat përballen çdo ditë në spitalin shtetëror qytetarët e Kosovës.
Përveç trajtimit në spitale private, politikanët në Kosovë kanë përparësi edhe në vazhdimin e trajtimit jashtë vendit. Pavarësisht numrit të madh të qytetarëve që presin me vite për trajtim jashtë vendit rastet e tyre trajtohen me pritet .
Vetëm gjatë vitit 2017 rreth 2000 pacientë kanë kërkuar trajtim jashtë QKUK-së, thuhet në përgjigjën e dhënë për “Infokusin” nga Ministria e Shëndetësisë.
“Gjatë vitit 2017, deri më 26 dhjetor ka pasur 1965 aplikacione për trajtim jashtë QKUK-së.”, thuhet në përgjigjën e MSH-së.
Jo të gjithë pacientët që kanë bërë kërkesë për trajtim jashtë vendin e kanë kryer atë pasi duhet të ndjekin një procedurë starndarde të trajtimit siç është përcaktuar në Udhëzimin Admnistrativ./INFOKUSI
Të tjera
-
Vranësira e reshje bore – Parashikimi i motit për fundjavë
Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore....
-
“Në rastin e Banjskës spitali i Mitrovicës s’kishte as penjë” – Deputetja Rrezarta Krasniqi me kritika të forta për gjendjen e shëndetësisë në Kosovë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar m...
-
Virusi i ri kinez mbërrin Shqipëri? – Mjekët thonë se ende nuk ka raste të konfirmuara
Virusi më i ri kinez, apo i njohur me emrin “Metapneumovirusi” mund të jetë d...
-
Kërkohet hetim ndërkombëtar për vrạsjet në qytetin e Cetinjes
Asambleja Komunale e Cetinës kërkoi të premten që personat përgjegjës për sig...
-
Hetimi për sụlmin në Ibër-Lepenc, Verma: FBI po punon me agresivitet për të gjetur sụlmuesit, që ata të japin llogari
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Kosova, pjesëmarrëse në takimin e 15-të në selinë e NATO-s për mbrojtjen e Ukrainës
Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/...
-
Java e ardhshme me temperatura tipike dimërore, IHMK: Kujdes në komunikacion
Gjatë fundjavës pritet të marrë mot i vranët dhe me reshje bore. Nga Insti...
-
Ferat Shala në Komoran: Ky vit është një vit i fitores të Partisë Demokratike
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shal...
-
Shpresojmë që normalizimi Kosovë-Serbi të çojë te njohja e ndërsjellë, thotë Richard Verma
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Daut Haradinaj në Gjilan: Numri 137 është numri që e nisi dhe do ta përfundojë autostradën
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
27-vjeçi ra në lumë në fund të vitit të kaluar, FSK-ja s’e gjeti as sonte
Policia e Kosovës dhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zhvilluar n...
-
Haradinaj për gratë kosovare: Bartëset e vërteta të ndryshimit dhe zhvillimit
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka mbajtur takim me gra...