QKUK lë pacientët pa barna
Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 19 March 2018
Qendra Klinike Universitare e Kosovës nuk ka barna të mjaftueshme për pacientë.
Edhe këtë të hënë pacientët dhe familjarët e tyre bëjnë me dije se kanë telashe me sigurimin e barnave esenciale.
Rrahman Rrahmani, i cili vuan nga diabeti për një javë ka shpenzuar rreth 280 euro për barna. Ky barna esenciale u detyrua të blejë edhe gjatë kësaj të hëne.
“Që nga kontrolla e parë deri te gjilpërat e barnat e tjera i kam ble vet”, tha ai për Infokusin.
Në barnatore afër QKUK-së, pacientët blejnë edhe barnat më bazike, duke filluar nga fashot, shiringat, gjilpërat e deri te barnat për sëmundje të rënda siç është kanceri.
Se barnat duhet t’i blejnë vet pacientët e thotë edhe një banorë nga Skënderaj që të shtrirë në QKUK ka djalin e tij.
“Dje mu ka bo djali operacion e mu ka dashtë me i ble krejt vet. S’di çfarë barna jon, veç gjithçka mu ka dashtë ti blej vet”.
Ai thotë se mjekët ia kanë dhënë një listë barnash për djalin para se të hynte në operacion.
Edhe një paciente tjetër e QKUK-së ka shpenzuar afërsisht 70 euro për blerjen e medikamentit të quajtur “Nimedine”, që shërben për pastrimin e gjakut për një javë.
“Që një javë jam këtu çdo ditë dhe jam detyruar ti blejë ka 6 shihe Nimedine, këto po janë goxha shtrenjtë e po bëhen gati 10 euro”, ka thënë ajo për Infokusin.
Të tjera
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...