Lajme

QKUK jep detaje për gjendjen e të dyshuarit për vra*sjen e bashkëshortes në Malishevë

Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 25 August 2026

Egzon Bytyqi, i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes së tij në fshatin Kërvasëri të Malishevës, po vazhdon të trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi dyshohet se pas ngjarjes ka plagosur edhe veten.

Zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla ka konfirmuar për Klankosova.tv se gjendja e tij vazhdon të jetë e njëjtë.

Lidhur me rastin e raportuar më datë 24 gusht 2026 në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ju njoftojmë se gjendja shëndetësore e pacientit, 26-vjeçar, vazhdon të jetë e njëjtë”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Sipas saj, pacienti vazhdon të jetë nën përkujdesjen e stafit shëndetësor.

“Pacienti është duke marrë trajtim mjekësor dhe vazhdon të jetë nën përkujdesjen e stafit shëndetësor në Qendrën Emergjente të QKUK-së”, ka shtuar Qyqalla.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy