Lajme

QKUK del me një njoftim për Lehonat

Autori: Gazeta inFokus 09:19 | 01 November 2022

Klinika Obstetrike Gjinekologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka bërë të ditur se Reparti i Lehonave aktualisht është në renovim, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas njoftimit ky renovim po bëhet për përmirësimin e kushteve brenda Klinikës.

“Klinika Obstetrike Gjinekologjike ka ofruar dhe do të vazhdojë të ofrojë shërbime shëndetësore për të gjithë pacientet që kanë nevojë të marrin shërbimet  e nevojshme. Klinika kërkon mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve, ngase rinovimi po bëhet me qëllim të ofrimit të kushteve më të mira për nëna dhe lehona”, përfundon njoftimi./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera