Ekonomi

Qeverinë e kap frika: Diaspora nuk do të sjellë shumë para këtë vit në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 16:51 | 11 May 2020

Kosovarët që jetojnë në diasporë, sivjet nuk do të kenë mundësi të sjellin pra sikur viteve tjera në Kosovë. Kështu edhe familjarët e tyre në Kosovë edhe buxheti i shtetit do të mbetet me më pak të hyra nga jashtë.

Qeveria, në Kornizën Afatmesme të Kosovës ka paraparë se në vitin 2020 situata do të jetë  goxha problematike, shkruan gazeta inFokus.

Kësisoj sipas kornizës afatmesme të shpenzimeve, Qeveria e Kosovës ka planifikuar që remitencat të bien për 12 për qind, krahasuar me vitin e kaluar, atë 2019.

-Advertisement-

“Një prej kanaleve kryesore të transmetimit të kësaj krize pandemie janë dërgesat e emigrantëve, të cilat historikisht kanë përbërë një nga burimet kryesore të financimit të jashtëm në Kosovë (mbi 10% e BPV-së). Gjatë vitit 2020, remitancat priten të bien ndjeshëm, me mbi 12% krahasuar me vitin e kaluar si rezulat i pritjeve për përkeqësimim të konsiderueshëm të situatës ekonomike në vendet ku ndodhen emigrantët e Kosovës. Kjo ecuri rënëse e remitancave pritet të vazhdojë edhesimin e sektorit të ndërtimit në ekonominë e Kosovës”, thuhet në kornizën afatmesme të shpenzimeve.

Nga kjo i bie që diaspora në Kosovë pritet që këtë vit të dërgoj për 102 milionë euro më pak se vitin e kaluar.

Kjo duke u nisur nga ajo që në vitin 2019, remitencat e diasporës ishin plot 851.9 milionë euro, e tash nga ky parashikim i Qeverisë së Kosovës, ato pritet të jenë 12% më pak, apo rreth 750 milionë euro./Gazeta inFokus/

Udhëto nga Suedia drejt Kosovës me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy