Lajme

Qeveria: Taksa 100 përqind nuk prek shpërndarjen e gazetave serbe në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 29 November 2018

Qeveria e Kosovës nëpërmjet një deklarate demanton pohimet e autoriteteve në Serbi se Kosova e ka ndaluar edhe hyrjen e gazetave në Kosovë.

“Presionet nga autoritetet e Serbisë dhe gënjeshtrat nuk i shërbejnë të drejtës dhe as procesit të integrimit”, thuhet në deklaratën e Qeverisë.

Deklarata e plotë:

-Advertisement-

Kushtetuta e Republikës së Kosovës, komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre iu garanton qasje në informacion, pa asnjë diskriminim! Kësisoj, si Qeveri e vendit demantojmë propagandat e autoriteteve serbe, nga të cilat janë ndikuar edhe disa organizata ndërkombëtare.

Po e sqarojmë edhe njëherë se taksa 100 për qind, e drejtë e Kosovës për të mbrojtur sovranitetin e saj, në asnjë formë nuk prek shpërndarjen e mediumeve dhe të drejtën e informimit për asnjë pjesëtarë të asnjë komuniteti. Komunitetet dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë t’i krijojnë dhe përdorin mediat e tyre. Komunitetet dhe pjesëtarët e tyre kanë numër të rezervuar të frekuencave për mediat elektronike, me ligjin dhe standardet ndërkombëtare. Ligjet në Kosovë, ua kanë mundësuar pjesëtarëve të komuniteteve që edhe të jenë pjesë drejtuese e shumë institucioneve që lidhen me mediat. Krahas prezencës së një numri të madh të mediumeve serbe në vend, nga qershori i vitit 2013 në Kosovë ka filluar transmetimet kanali i dytë i Radio Televizionit të Kosovës në të cilin 85 % e programit është në gjuhën serbe, 15 % në gjuhët e minoriteteve të tjera. E drejta për media garantohet përpos me Kushtetutë, po ashtu edhe me ligje të posaçme: Ligji 03/L – 047 për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës, i cili përmban dispozitat e caktuar për garantimin e lirisë së mediave për pjesëtarët e komuniteteve minoritare. Presionet nga autoritetet e Serbisë dhe gënjeshtrat nuk i shërbejnë të drejtës dhe as procesit të integrimit. Ne do të bëjmë çdo gjë që të ruajmë të gjitha të drejtat kushtetuese dhe ligjore për të gjithë qytetarët e Republikës, e në veçanti për komunitetin serb në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera