Fokus

Qeveria përzgjedh listën e ngushtë të kandidatëve për Bordin e KEK-ut, në mesin e tyre “nipi i famshëm” i Besnik Bislimit

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 05 December 2024

Nipi i zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, Besnik Bislimit, Gëzim Tosuni sot më në fund u rehatua me një pozitë mjaft të lartë.

Pas shumë përpjekjeve sot pushteti me 58 vota pro në Kuvendin e Kosovës e vendosën Tosunin në krye të bordit të drejtorëve në Ndërmarrjen Publike “Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut.

Duhet të theksohet se në këtë votim morën pjesë vetëm deputetët e partisë në pushtet, partia Lëvizja Vetëvendosje.

-Advertisement-

Por ky nuk ishte titulli i vetëm që synonte Tosuni.

Gazeta Infokus ka siguruar listën e ngushtë të kandidatëve që Qeveria e Kosovës ka përzgjedhur për intervistim për Bordin e KEK-ut.

LEXO EDHE: Konfirmohet raportimi i Infokusit – Pas shumë përpjekjeve pushteti rehaton nipin e Besnik Bislimit, merr pozitën e kryesuesit në bordin e drejtorëve në “Kostt”

Në mesin e gjithsej 20 kandidatëve, shihet edhe emri i Gëzim Tosunit.

Pra nipi i Besnik Bislimit, ia mësyu për me shumë se 3 vite garës në disa institucione publike.

Tosuni i 15 në këtë listë ia kishte vërë syrin të bëhej edhe  pjesë e anëtarësisë të bordit të “Ndërmarrjes Publike të Korporatës Energjetike të Kosovës”, që ekzekutivi në krye me Albin Kurtin e kishin shkarkuar në shkurt të 2020.

Këtu mund të shihni listën e plotë të kandidatëve të zgjedhur nga qeveria e ku në këtë listë bënë pjesë edhe nipi i Bislimit, Tosuni.

Gëzim Tosuni ishte punësuar edhe në 3 vende të tjera më parë nga Qeveria Kurti.

Siç kishte raportuar Infokusi, Gëzim Tosuni ishte emëruar nga qeveria në Këshillin Shtetëror të Cilësisë.

E kjo pozitë doli të jetë jo vetëm punësim në baza familjare por edhe konflikt interesi. Kjo sepse Tosuni në të njëjtën kohë ishte duke mbajtur edhe pozitën e anëtarit të bordit për nostrifikimin e diplomave në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Por nipi i “famshëm”, i Bislimit e kishte dëshiruar edhe postin e guvernatorit të BQK-së.

Ai i kishte hyrë garës për guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës në 2023.

Pas raportimit të Infokusit, sërish Tosuni ishte eliminuar nga gara për pozitën e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës. Madje ai nuk e kishte kaluar as fazën e intervistimit dhe ishte eliminuar nga gara./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera