Lajme

Qeveria nxjerr në diskutim publik Udhëzimin Administrativ për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarit të komunës

Autori: Gazeta inFokus 17:41 | 25 August 2023

Qeveria e Kosovës, konkretisht Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka nxjerr në diskutim publik projekt udhëzimin administrativ për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni.

Përmes konsultimit publik synohet të merren propozimet konkrete për këtë projekt.

“Pas përmbylljes së procesit të konsultimit publik, të gjitha kontributet e pranuara, do të shqyrtohen nga zyrtari përgjegjës, ku si rezultat i shqyrtimit të kontributeve dhe rekomandimeve të konsultimit do të hartohet dhe publikohet raporti për rezultatet e procesit të konsultimit publik”, thuhet në njoftimin zyrtar të Qeverisë.

-Advertisement-

Në raportin e konsultimit publik, thuhet se do të jepen informatat për secilin koment apo rekomandim që është marrë parasysh, si dhe sqarime apo arsyetimet për secilin koment që nuk është marrë në konsideratë.

“Afati përfundimtar i dorëzimit të kontributit me shkrim në kuadër të këtij procesi të konsultimit publik është nga 25.08.2023 deri më 30.08.2023. Të gjitha komentet e pranuara deri në këtë afat do të përmblidhen nga ana e zyrtarit përgjegjës të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal”, bëhet e ditur tutje.

Të gjitha kontributet me shkrim duhet të dorëzohen në formë elektronike në e-mail adresën: [email protected] , me titull UDHËZIM ADMINISTRATIV (MAPL) NR. /2023 PËR INICIATIVËN E QYTETARËVE PËR LARGIMIN E KRYETARIT TË KOMUNËS NGA FUNKSIONI.

“Ju lutemi që në kuadër të kontributit tuaj me shkrim, të specifikoni qartë së në çfarë cilësie jeni duke kontribuar në këtë proces konsultimi (p.sh. në cilësi të përfaqësuesit të organizatës, kompanisë, në cilësi individuale, etj.)”, thuhet tutje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera