Lajme

Qeveria në detyrë dënon sụlmin në Zveçan

Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 01 Prill 2025

Qeveria e Republikës së Kosovës ka dënuar ashpër sulmin ndaj zyrës së Postës së Kosovës në Zveçan, duke e cilësuar atë si një akt me “elemente terroriste”, shkruan Gazeta Infokus.

“Sulmet kriminale nuk do të mund të zmbrapsin institucionet e Republikës së Kosovës për të ofruar siguri, ligjshmëri dhe shërbime për qytetarët në tërë territorin e Republikës,” thuhet në reagimin zyrtar.

Sipas Policisë së Kosovës, sulmi ndodhi pas mesnatës, ku persona ende të panjohur hodhën dy granata dore në objektin e zyrës postare Zveçan-2, duke shkaktuar dëme materiale.

-Advertisement-

Qeveria u ka bërë thirrje institucioneve të rendit dhe drejtësisë që “sa më shpejt të zbardhin rastin dhe personat përgjegjës të vihen para drejtësisë”.

Ndërkohë, Posta e Kosovës ka nisur punimet për sanimin e dëmeve me qëllim që zyra e sulmuar të rihapet gjatë ditës. Qytetarët mund t’i kryejnë shërbimet e tyre edhe në zyrën Zveçan-1, e cila ndodhet në objektin e Komunës.

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy