Lajme

Qeveria Mustafa ka “kapur” shtetin sipas modelit të PDK-së

Autori: Gazeta inFokus 09:03 | 12 May 2017

Rrëzimi i Qeverisë me votat e PDK-së e la pa asnjë “maskë” Kadri Veselin dhe bashkëpunëtorët të tij, është akuza të cilën LDK-ja e hodhi në publik pak orë pas votimit të mocionit.

Të inkriminuar, me probleme të thella me ligjin dhe kapje të gjithanshme të shtetit janë akuzat, të cilat LDK-ja i riktheu në diskursin e vet për PDK-në, shkruan sot Koha Ditore.

Madje partia që drejton Isa Mustafa e shpalli të pavlefshme Marrëveshjen e koalicionit, duke mos e njohur asnjë pikë dhe asnjë rezultat politik të saj. Rezultat politik i saj nuk ishte vetëm zgjedhja e Hashim Thaçit president, të cilin tani LDK-ja nuk po e njeh.

-Advertisement-

Por ishte edhe ndarja e pushtetit mes dy partive sipas formulës 50-50, duke përfshirë institucionet dhe bordet e agjencive që janë kanë kompetenca të veprojnë të pavarura dhe të pandikuara politikisht. Në mënyrë të barabartë PDK-ja dhe LDK-ja i ndanë edhe postet diplomatike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera