Lajme

Qeveria miraton projektligjin për “Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030”

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 27 November 2024

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar projektligji për “Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030”.

Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani në fjalimin e saj të mbledhjes së Qeverisë ka thënë se me miratimi e këtij projektligjit Lojërat Mesdhetare shpallen çështje me interes të veçantë për Kosovën, duke reflektuar rëndësinë strategjike.

“Sot Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit paraqet për shqyrtim projektligjin për “Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030”, dokument ky që krijon bazën ligjore dhe kushtet e nevojshme për organizimin efikas dhe të suksesshëm të kësaj ngjarje madhore sportive, hartimi i këtij projektligjit është rezultat i thellë i analizës duke përfshirë shqyrtimin e kornizës ligjore dhe vendore dhe praktikave ndërkombëtare të organizimit të ngjarjeve multisportive…Me miratmin e këtij projketligjit Lojërat Mesdhetare shpallen çështje me interes të veçant për Republikën e Kosovës duke reflektuar rëndësinë strategjike që ky projket ka për vendin tonë. Ky ligj themelon komitetin organizativ të Lojërave Mesdhetare 2030, komiteti organizativ do të udhëhiqet nga një bord i cili përbëhet nga Kryeministri i Kosovës si kryesues, ministrat nga Ministria përgjegjëse për sport, Ministria përgjegjëse për financa, ministria përgjegjëse për infrastrukturë dhe ministria përgjegjëse për administrimin e pushtetit lokal”, deklaroi Osmani në mbledhjen e Qeverisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera