Lajme

Qeveria miraton marrëveshjen me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 18 December 2018

Qeveria e Kosovës ka bërë shqyrtimin e draft-marrëveshjes gjithëpërfshirëse dhe obligativave ligjore në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, transmeton Gazeta inFokus.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka treguar synimet që duan t’i arrijnë me këtë marrëveshje.

“Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë tashmë ka kaluar në disa faza që nga marrëveshja e prillit. Nga data 15 dhjetor ka votuar rezolutën për procesin e dialogut ku është përcaktuar ekipi negociator nga pozita dhe opozita dhe shoqëria civile. Synimi ynë është që të arrijmë një kontratë përfundimtare me Serbinë, pjesë të dialogut nuk do të jenë kufijtë në Kosovë, tarifa prej 100% do të qëndrojë deri në njohjen e Kosovës nga Serbia. Ky draft ka 16 kapituj”, tha Haradinaj./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera