Qeveria mban mbledhjen e radhës, publikon të gjitha vendimet që miratoi

Autori: Gazeta inFokus
19:51 | 05 March 2024
Qeveria e Republikës së Kosovës sot ka zhvilluar mbledhje të rregullt, në të cilën ka marrë disa vendime.
Sonte, ka publikuar të gjitha vendimet që i ka marrë në mbledhje.
Vendimet:
– Miratuar Programin Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) 2024-2028. Ky Program ka për qëllim përcaktimin e masave dhe të prioriteteve të institucioneve shtetërore për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës si dhe të reformave tjera për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.
– Miratuar Rregulloren për Organizimin dhe Fushëveprimin e Shtëpive për Mbrojtjen e Fëmijës. Qeveria e Republikës së Kosovës që nga fillimi i mandatit ka pas në fokus zhvillimin e programeve të kujdesit dhe mirëqenies së njerëzve në nevojë sociale, në veçanti të mbrojtjes, kujdesit dhe mirëqenies së fëmijëve. Qëllimi i kësaj Rregulloreje është përcaktimi i organizimit dhe fushëveprimit të Shtëpive për Mbrojtjen e Fëmijës.
– Miratuar vendimin për dhënien në shfrytëzim të pronave të evidentuara në emër të Republikës së Kosovës, Vendimin e Qeverisë Nr. 06/134 të datës 1 mars 2017, për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Për të kontribuar më tej në ngritjen e kapaciteteve operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ministria e Mbrojtjes, ka paraparë që pronat e ish Aeroportit të Dumoshit t’i jepen në shfrytëzim Forcës së Sigurisë së Kosovës.
– Ndarë mjete buxhetore në vlerë prej 50,000 Euro për financimin e projektit “Trajtimi i Ujërave të Zeza në Ferizaj”, nga fondet e huamarrjes.
– Miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes për amendamentimin e Marrëveshjes për themelimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e ratifikuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës me Ligjin Nr. 04/L-069 dhe e shpallur me Dekretin Nr. DL-055-2012 të datës 13 dhjetor 2012 nga Presidentja e Republikës së Kosovës. Ky vendim është miratuar nga Qeveria e Kosovës në cilësinë e anëtarit të BERZh-it dhe në pajtim me iniciativën e Bordit të BERZh-it.
– Miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Bashkëpunim Gjyqësor në Çështje Penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë. Përmes kësaj marrëveshjeje synohet të përmirësohet bashkëpunimi gjyqësor i të dy palëve në hetimin dhe përndjekjen e krimit, ekstradimin e personave me qëllim të përndjekjes ose vuajtjes së dënimit, si dhe transferin e personave të dënuar, zbatimin e dënimeve me burg dhe konfiskimin e të ardhurave nga krimi.
– Miratuar Strategjinë Kombëtare për Kontrollin e Armëve të Vogla, të Lehta dhe Eksplozivëve 2024-2028 dhe Planit të Veprimit. Koordinator Nacional për Planin e Veprimit për AVLE, caktohet Ministri i Punëve të Brendshme, i cili këtë përgjegjësi mund ta delegojë te njëri nga zëvendësministrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Me aprovimin e kësaj Strategjie dhe Planit te Veprimit do të avancohet mekanizmi i nevojshëm në pajtim me standardet ndërkombëtare, për kontrollin e armëve të vogla, të lehta dhe eksplozivëve, si dhe do të sigurohet një mjedis i sigurt në të cilin AVLE-të dhe eksplozivët janë nën kontroll dhe nuk paraqesin rrezik për sigurinë e vendit.
– Miratuar Raportin vjetor 2023 për Implementimin e Programit për Eliminimin e Barrierave në Tregti sipas Neneve 34 – 36 Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Evropian (TFBE) (2021 – 2025). (TFBE). Programi për Eliminimin e Barrierave në Tregti është miratuar me 22 qershor 2021 nga Qeveria e Republikës së Kosovës me Vendimin Nr. 22/16.
– Ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 05/121 të datës 25 janar 2023 për emërimin e anëtarëve të Këshillit drejtues të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve. Sipas këtij plotësim ndryshimi Dr. Albana Sahiti-Morina, përfaqësuese e Ministrisë së Shëndetësisë, zëvendësohet me Niman Bardhi.
– Ndarë mjete buxhetore për Agjencinë e Statistikave të Kosovës, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrinë e Drejtësisë në vlerë totale prej 900,000 Euro – 300,000 Euro për secilën organizatë buxhetore – për realizimin e projekteve përmes marrëveshjeve me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
– Ndryshuar dhe plotësuar vendimin Nr. 09/24 të datës 11 gusht 2021 për vazhdimin e mandatit të anëtarëve të Komisionit Qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë në afat kohor prej dy vjetëve në këtë përbërje:
Fadil Bunjaku, përfaqësues nga Ministra e Drejtësisë;
Bora Duli, përfaqësuese nga Ministria e Financave, Punës dhe Trasnfereve;
Jahë Gecaj, përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë;
Hydajet Hyseni – Kaloshi, përfaqësues nga Kuvendi i Kosovës;
Berat Luzha, përfaqësues nga Shoqata e ish të Burgosurve Politikë të Kosovës;
Mazllum Baraliu, përfaqësues nga Shoqata e Juristëve të Kosovës.
– Ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë Nr. 18/47 të datës 10 dhjetor 2021 për vazhdimin e mandatit të Sekretarisë së Komisionit Qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë në afat kohor prej dy vjetëve në këtë përbërje:
Shefik Sadiku, udhëheqës i Sekretarisë;
Naime Sherifi, zyrtare;
Faik Ajeti, zyrtar.
– Shkarkuar Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh. A. Prizren dhe ka emëruar Bordin e Përkohshëm të kësaj ndërmarrje në këtë përbërje:
Z. Ismet Vrapçani, kryesues;
Znj. Dhurata Gutaj, anëtare;
Z. Taulant Tanushaj, anëtar;
Znj. Sibel Halko Shatri, anëtare.

Të tjera
-
Endriti viziton Ballën, ia përcjell urimet e Thaçit për zgjedhjet në Shqipëri
Ministri i Shtetit i Shqipërisë, Taulant Balla, ka pritur në Tiranë, djalin e...
-
BE gjobiti Greqinë me 400 milionë euro për mashtrim në lidhje me subvencionet bujqësore
Komisioni Europian i vendosi Greqisë një gjobë të lartë prej gati 400 milionë...
-
Kryeministri britanik: Trump nuk ka dhënë asnjë indikacion se ShBA’ja do të përfshihet në konfliktin Izrael-Iran
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, ka thënë se Presidenti i Sht...
-
Trump: Tani e kemi nën kontroll të plotë hapësirën ajrore të Iranit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se tan...
-
Rama, pas ndërprerjes së grevës nga “Pastrimi”: U pajtuam me punëtorët, por kjo s’do të thotë se pajtohemi me qasjen e menaxhmentit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas ndërprerjes së grevës së...
-
Dështimi i 33’të në Kuvend, Kushtetuesja thotë se po i “shqyrton të gjitha aspektet e çështjes”
Sot për herën e 33’të ka dështuar konstituimi i kuvendit. Skenari qe i njëjti...
-
Luan Krasniqit i vdes vëllai
Ish-boksieri kosovar, Luan Krasniqi, ka njoftuar se ka vdekur vëllai i tij i ...
-
Ramosaj te varri i Hilmi Haradinajt: Me nder e me lavdi do të përkujtohet emri yt
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka shkuar te varri i Hilmi Haradinajt, ng...
-
Zja*rrfikësit vënë nën kontroll zja*rrin në parkun e Sllatinës
Disa orë më herët është raportuar për një zjarr te Parku i Pishave në Sllatin...
-
KFOR-i italian patrullon në vijën kufitare
Ushtarë italianë të KFOR-it kanë kryer patrullime të pavarura përgjatë vijës ...
-
Merren vesh Komuna dhe “Pastrimi” për ndërprerjen e grevës
Është arritur marrëveshje mes Komunës së Prishtinës dhe “Pastrimit” për ndërp...
-
Shtyhet intervistimi i kryetarit të Listës Serbe për barrikadat e 2022-ës
Intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, nga ana e Prokurorisë ...