Qeveria krenohet me rezultatet e “Superpunës”, opozita dhe sindikata e shohin si mashtrim

Autori: Gazeta inFokus
11:56 | 03 March 2023
Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, pasi deklaroi që në platformën qeveritare “Superpuna” ka rroga që shkojnë deri më 1 mijë euro, tani e ka përmendur të njëjtën shifër, por kësaj radhe për numrin e të punësuarve përmes kësaj platforme.
Përmes një postimi në Facebook, të mërkurën, Murati ka deklaruar se janë edhe 1 mijë e 500 pozita të lira pune për të rinjtë nga mosha 15 deri në 25 vjeç.
Ndryshe nga pushteti, opozita pohon që kjo platformë është “super mashtrim”, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, thotë se “të rinjtë janë duke u mashtruar”.
“E kam thënë në fillim të mandatit të kësaj Qeveria që të vetmin projekt që mund ta bëjnë është realizimi i projektit varfëro dhe sundo”, ka thënë Musliu për Express.
Sipas deputetes opozitare, ekzekutivi i drejtuar nga Albin Kurti ”po vazhdon të tallet me kategoritë shoqërore”, përmendi edhe Ligjin e Pagave.
“Kjo Qeveri vazhdon edhe me tutje të tallet me qytetaret ashtu siç u tall me Ligjin e Pagave ashtu siç u tall me Fondin e Sigurisë e të Pandemisë, ashtu siç po tallet me shëndetësinë, ashtu siç po tallet me inspektoratin e punës e me shumë tjera”, ka deklaruar ajo.
Ndërkaq, Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, ka shprehur dyshime që “ka shumë manipulime përmes kësaj platforme”.
Bazuar në atë që thotë Azemi “ka punëtorë që regjistrohen sa për ta marrë atë pagë dhe nuk punojnë asgjë”.
“Nuk ka punëtor që për 250 euro qëndron në punë nga ora 8:00 deri 16:00, por janë përfitues individë të ndryshëm”, ka thënë Azemi teka shton se ka edhe familjarë “të punësuar”.
Beson se i vetmi efekt pozitiv i kësaj politike qeveritare është dalja në qarkullim e mjeteve financiare.
“Sa për avancim e vazhdimësi të kësaj pune pas gjashtë muajve dihet që nuk do të ketë”, shprehet ai për Express.
Në shkurt të këtij viti Qeveria e Kosovës e plasoi platformën “Superpuna”, përmes së cilës shteti ofron 250 euro për gjashtë muaj për çdo të ri prej moshës 18 deri në 25 vjeç.
“Punëdhënësit mund të shtojnë”, ka thënë Murati i cili më 27 shkurt ka treguar se paga mesatare nga shpalljet në “Superpuna” është 358 euro.
Në faqen e “Super Punës“ janë të vendosura disa rregulla të cilat njoftojnë se 1. Nuk mund të angazhoni punëtorë që kanë punuar më parë në kompaninë tuaj 2) Nuk mund t’i angazhoni punëtoret aktualë me punëtorët e angazhuar përmes Super Punës 3) Nuk mund të bie numri i punëtoreve të rregullt më poshtë sesa para angazhimit të punëtorëve përmes Superpuna 4) Obligoheni të mbani evidencë mbi vijueshmërinë e punës së punëtorëve të angazhuar përmes Superpunës. 5). Superpuna rezervon të drejtën të suspendojë kompanitë të cilat abuzojnë apo shkelin rregullat e përdorimit 6) Punëdhënësit të cilët angazhojnë punëtorë përmes Superpuna do të jenë subjekt i monitorimit të rregullta.
Por Jusuf Azemi thotë se “këto rregulla nuk gjejnë zbatim”, duke hedhur dyshime mbi efektin e projektit i cili ende nuk i ka mbushur një muaj.

Të tjera
-
Osmani pas takimit me partitë e tjera: Të gjendet rrugëdalja për konstituim të kuvendit
Presidentja Osmani mbajti takime konsultative me liderët e partive: President...
-
Përplasje mes pesë automjeteve në rrugën Ferizaj-Kaçanik, lëndohen dy persona
Një aksident mes pesë automjeteve ka ndodhur pasditen e së enjtes në rrugën r...
-
Deri në 38°C – parashikimi i motit nga Mendim Rugova për ditët në vazhdim
Meteorologu Mendim Rugova parashikon mot shumë të nxehtë për ditën e premte, ...
-
LDK-ja nesër i drejtohet Kushtetueses për Komisionin për Votim të Fshehtë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se grupi...
-
Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Tajlandës në Kosovë
Presidentja Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale të ambasadorit të ri ...
-
Ja kur do të hapet pishina e Gërmisë
PNPL “Sport Marketing” SH.A, Prishtinë ka njoftuar se bazuar në planifikimin ...
-
Infokus siguron dokumentin që PDK ia ka dorëzuar Gjykatës Kushtetuese për tri seancat e fundit konstituive
Gazeta Infokus ka siguruar dokumentin zyrtar që Partia Demokratike e Kosovës ...
-
Asambleistja e VV-së në Prizren i bashkohet AAK-së
Nazife Kokollari, asambleiste në Kuvendin Komunal të Prizrenit, ka zyrtarizua...
-
Lekaj i quan të turpshme deklaratat e Kurtit për Thaçin e Veselin: Pa ta s’do të kishte shtet, flamur e as institucione që ti i ke uzurpuar
Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka reaguar kryeministrit në ...
-
Terras: Pasi të formohet një Qeveri funksionale mund të ketë përparim në heqjen e masave
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka folur për heq...
-
Tre të lënduar në Sllatinë nga aksidenti mes tri automjeteve
Tre persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku të ndodhur në ...
-
Djali i Veselit i reagon Kurtit për PDK-në: Deklarim aspak dinjitoz, me qëndrime të tilla po sjell përçarje
Djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, Klestori, i ësht...