Lajme

Qeveria Hoti shkarkon bordet që i emëroi Kurti një ditë pasi raportoi Infokusi

Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 04 August 2020

Gazeta Infokus ka raportuar këtë të hënë se Qeveria Hoti ka shkarkuar bordet e katër ndërmarrjeve të cilat i kishte emëruar Qeveria Kurti.

E këto i ka zëvendësuar me borde të reja të përkohshme, shkruan gazeta Infokus.

Në njoftim thuhet që Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për shkarkim të këtyre bordeve të: Ndërmarrjes Publike, Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU “Prishtina” Sh. A.; Ndërmarrjes Publike Qendrore NPH “Ibër – Lepenc” Sh. A.; Ndërmarrjes Publike “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës – KEK” Sh. A. dhe Ndërmarrjes Publike KRU “Hidroregjioni Jugor”, Prizren Sh. A.

-Advertisement-

Po ashtu, Qeveria ka emëruar Bordet e Përkohshme të këtyre katër Ndërmarrjeve Publike, si në vijim:

Bordi i Përkohshëm i NP, KRU “Prishtina”, në këtë përbërje: 1.1 – Labinot Dedushi, Kryesues, Drejtor; 1.2 – Agim Miftari, Drejtor; 1.3 – Arlind Haziri, Drejtor; 1.4 – Linda Spahiu, Drejtore.

Bordi i Përkohshëm i NPH “Ibër Lepenc” Sh. A., në këtë përbërje: 2.1 – Marigona Hamdija, Kryesuese, Drejtore; 2.2 – Aferdita Llumnica, Drejtore; 2.3 – Enver Rrustemi, Drejtor; 2.4 – Dejan Radojkovi, Drejtor.

Bordi i Përkohshëm i NP “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës – KEK” Sh. A., në këtë përbërje: 3.1 – Hysen Fazliu, Kryesues, Drejtor; 3.2 – Egzon Berisha, Drejtor; 3.3 – Petrit Ibraj, Drejtor; 3.4 – Fatime Grajcevci, Drejtore.

Bordi i Përkohshëm i NP Kompania Rajonale e Ujësjellësit – KRU “Hidroregjioni Jugor” Prizren Sh. A., në këtë përbërje: 4.1 – Zambeze Guraziu, Kryesuese, Drejtore; 4.2 – Edmond Hoxha, Drejtor; 4.3 – Mirzet Dzogovic, Drejtor; 4.4 – Agron Shala, Drejtor.

Gazeta Infokus, këtë të hënë ka raportuar edhe për këta emra, derisa në ndërmarrjen Ibër Lepenci dhe Hidrogjenin Jugor janë emëruar në bord edhe anëtërë partiak të LDK-së, partisë që udhëheqë Qeverinë e Kosovës./Gazeta Infokus/

Lexo edhe

Veç Ibër Lepencin, LDK kap edhe Hidroregjionin Jugor, aktivisten e partisë e bën kryesuese të bordit

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera