Qeveria e Kosovës i pezullon 37.5 milionë euro komunave
Autori: Gazeta inFokus 12:10 | 17 March 2023
Mjetet e pa shpenzuara buxhetore të Komunave gjatë vitit 2021 nuk do të mund të barten në buxhetin e Komunave për vitin 2023. Shuma e mjeteve të cilat nuk ishin shpenzuar nga komunat në vitin 2021 janë 37.5 milion euro.
“Kjo i bie që komunave do t’ju barten të hyrat nga viti 2022 në vitin 2023 por assesi që të hyrat vetanake nga vitet paraprake, pra të vitit 2021 nuk do t’i barten komunave në vitin 2023. Me këtë rast rreth 37.5 milionë euro nuk do t’i barten komunave në vitin 2023 dhe këto mjete do të mbahen të pezulluara nga Qeveria e Kosovës”, tha Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) Sazan Ibrahimi.
Sipas tij, me këtë rast këto mjete të cilat janë të dedikuara për investime kapitale në përmirësimin e jetës së qytetarëve nuk do të mund të ndodhin. Zgjidhja e vetme e këtij problem është amandamentimi i Ligjit për ndarje buxhetore ku pika 6 e nenit 9 do të ndryshohet dhe t’iu mundësohet komunave bartja e të hyrave vetanake edhe nga viti 2021.
Në bazë të Ligjit për Ndarje Buxhetore për Vitin 2023 në pikën 6 të nenit 9 për të hyrat vetanake të komunave thuhet që bilancet e pashpenzuara të të hyrave vetanake të komunave nga viti fiskal 2022, të depozituara në Fondin e Kosovës dhe të regjistruara në SIMFK si ndarje buxhetore për një komunë, ndahen për vitin fiskal 2023 sipas autorizimeve të LMFPP-së, duke ruajtur strukturën e shpenzimeve dhe aprovuar me vendim të Kuvendit të Komunës. Kjo është hera e parë që një dispozitë e tillë parashihet me ligjin mbi ndarje buxhetore sepse viteve të kaluara është thënë që të hyrat vetanake mund të barten nga vitet fiskale paraprake e jo vetëm nga një vit paraprak.
Të tjera
-
Stoltenberg: Rusia ka rritur armiqësinë ndaj anëtarëve të NATO-s
Pas një samiti dy-ditor të sigurisë në Bruksel, Sekretari i Përgjithshëm i NA...
-
Haradinaj: Gjakova e dhimbjeve të mëdha sot festoi ditën e çlirimit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka ...
-
Abdixhiku e nis Kampionatin Evropian me ambasadorët Hovenier, Rohde e Hargreaves
Kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se po e shijon Kampionatin Evropia...
-
E rrëmbeu një person dhe u kërkoi familjarëve 30 mijë euro, arrestohet një 23 vjeçar në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 23 vjeçar të dyshuar për ve...
-
Blair letër falënderimi për Osmanin: Popullin e Kosovës e pret një e ardhme e ndritur
Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair pas vizitës që i bëri Kosov...
-
Norvegjezi i UÇK-së që u plagos ditën e parë që erdhi në Kosovë – “Me aparatin e Kadri Veselit bëra shumë fotografi”
Gazetari norvegjez Paul Refsdal, është rikthyer përsëri në Likoc të Skënderaj...
-
Osmani takohet me homologen zvicerane në prag të Samitit për Ukrainën: Përherë mirënjohës për mbështetjen e Zvicrës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka falënderuar homologen zvicerane për fte...
-
Kurti: Mbi 7000 libra për luf*tën në Kosovë janë shkruar nga ndërkombëtarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në promovimin e librit “L...
-
Blair i shkruan Kurtit: “E ardhmja e kombit të bukur të Kosovës është e ndritshme”
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka postuar në platformën “X” letrën e mik...
-
Ekspl*ozivë, ar*më e municione – Sveçla tregon se çka u konfiskua sot në veri
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Svecla ka publikuar armatim...
-
Bastisja në Veri pas informatave nga AKI, Policia: Arma*timi ishte i fshehur nga pjestarë të grupit terr*orist të Banjskës
Policia e Kosovës ka konfirmuar se të premten ka konfiskuar sasi të armatimit...
-
Flamuri i Kosovës në mesin e flamujve të tjerë në Samitin e Paqes për Ukrainën
Flamuri i Kosovës është vendosur në mesin e flamujve të shteteve pjesëmarrëse...