Qeveria e Kosovës i kthehet ‘gazit amerikan’, plan për ta marrë nga këto tre shtete

Autori: Gazeta inFokus
15:16 | 07 June 2022
Qeveria e Kosovës kishte refuzuar që përmes ndihmës amerikane në vlerë 200 milionë euro të fillonte projektin e gazsjellësit që do të lidhte vendin me Maqedoninë e Veriut. Por, tani pas disa maujsh, qeveria Kurti, në draftin “Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës 2022-2031”, të publikuar sot, ka përfshirë edhe gazin e lëngshëm natyror, i cili në masë të madhe në rajon do të vijë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes porteve detare në Greqi dhe Shqipëri.
Qeveria Kurti kishte refuzuar ndihmën amerikane të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) për gazsjellësin në vlerë 200 milionë dollarë, me arsyetimin se i duhet kohë për ta analizuar projektin. Këto mjete pastaj ishin dislokuar për një projekt tjetër energjetik. Atë të blerjes së baterive për akumulim të energjisë elektrike që prodhohet në kohë kur konsumi është më i vogël e që të shfrytëzohet kur në treg rritet kërkesa. Por tani, pas disa muaj pune në strategjinë për energjinë, Qeveria është rikthyer sërish te gazi, duke planifikuar investime në këtë sektor, ku sipas planit parashihet që pas 7 deri në 9 vite edhe Kosova të ketë rrjet të sajin të gazit, nga i cili mund të prodhohet edhe energji elektrike, përmes termocentraleve me gaz, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Aktualisht Kosova nuk ka rrjet të transmisionit të gazit. Për ndërtimin e një interkoneksioni për t’u lidhur me sistemet e transmisionit të gazit, qoftë me Gazsjellësin Trans-Adriatik (TAP), ose me terminalet e gazit natyror të lëngshëm (LNG) në detin Egje apo Jon, d.m.th. përmes Maqedonisë së Veriut ose Shqipërisë, do të duheshin së paku 7-9 vjet”, thuhet në draftin e Qeverisë “Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës 2022-2031”.
Në këtë dokument me rreth 40 faqe, qeveria e Kosovës edhe pse i ka kushtuar jo më shumë se një faqe word pjesës së energjisë përmes gazit, aty thuhet se planifikohet të investohet në këtë fushë, dhe atë përmes tri linjave, Maqedonisë së Veriut, Greqisë dhe Shqipërisë. Madje, Qeveria parasheh edhe bashkëinvestim në termocentralet me gaz natyror.
“Qeveria e Republikës së Kosovës është poashtu e përkushtuar të rrisë planifikimin e përbashkët të sistemit energjetik me Republikën e Shqipërisë. (Bashkë)investimi në termocentralet me gaz natyror për qëllim të mbulimit të kërkesës bazë dhe/ose për fleksibilitet të sistemit në Shqipëri, por edhe në Maqedoni të Veriut dhe në Greqi do të shqyrtohen me qëllim të zbatimit brenda afatit të kësaj strategjie”.
“Kosova ka edhe opsionin e shfrytëzimit të infrastrukturës së gazit që është planifikuar në Shqipëri (lidhja në TAP ose qasja në terminalin e LNG në Vlorë). Infrastruktura e gazit në këto vende dhe në Greqi ofron mundësi për (bashkë)investim në kapacitetet gjeneruese të energjisë elektrike”, thuhet në Strategjinë e Qeverisë.
Përveç prodhimit të energjisë elektrike, Qeveria në draftin e strategjisë të publikuar sot, thotë se sheh potencial se gazi natyror mund të përdoret edhe në industri.
“Ndërtimi eventual i një interkoneksioni do të mundësonte funksionimin e prodhimit të energjisë elektrike me bazë gazi dhe potencialisht shfrytëzimin e gazit natyror në industri. Opsionet për ndërtimin e një sistemi me bazë gazi natyror në Kosovë janë duke u analizuar në Master Planin e Gazit dhe në studimin e fizibilitetit për tubacionin e interkoneksionit të gazit në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës”.
Duhet theksuar se pushtimi rus i Ukrainës ka bërë që Perëndimi dhe aleatët, ku bën pjesë edhe Kosova, të riorientojnë resurset e energjisë, sidomos ato të gazit, për të shmangur gazin rus. Tani është duke u punuar në projekte alternative, ku një pjesë e madhe është orientuar nga gazi i lëngshëm natyror, një pjesë e madhe e të cilit në Europë, e edhe në Ballkan të vijë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në fillim të muajit të kaluar u përurua fillimi i punimeve për terminalin e ri të gazit të lëngshëm LNG në Aleksandropolis në Greqi.
Përveç Greqisë, edhe Shqipëria, para më shumë se një viti, në mars të vitit të kaluar kishte firmosur një marrëveshje me SHBA, për futjen e gazit të lëngshëm natyror në vend. Projekti përfshinte konvertimin e TEC-it të Vlorës dhe ndërtimin e një terminali të ri gazifikimi duke e shndërruar Vlorën një port rajonal të gazit.
Të tjera
-
Aksident i rëndë në rrugën Deçan – Gjakovë, dyshohet për viktima!
Një aksident i rënd ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në rrugën Deçan – G...
-
“Po ma then dorën” | Dhunë në Forumin Rinor të LDK-së në Podujevë
Mbledhja e Forumit Rinor të LDK-së, Dega Podujevë, ka eskaluar në dhunë dhe k...
-
Takimi i Kurtit me kryetarë e nënkryetarë të komunave në Prevallë, kush nga ta mungoi e kush jo
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se sot ka mbajtur takim me kr...
-
Flasin nga Prokuroria për 50 mije euro që Shkreta tha se iu vodhën
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetime për rastin e vjedhjes së 50...
-
Të gjitha reagimet dhe batutat për 50 mijë eurot dhe baxhanakun e deputetit të VV-së
Mbi 50 mijë euro para të padeklaruara dhe ari në vlerë 10 mijë euro, i janë v...
-
Abdixhiku nga Gjeneva: Rikthimi i madh i Lidhjes në Mërgatë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka mbajtur sot një takim me mërgatën në Gj...
-
Pamje: Aksident i rëndë në Pejë, rrotullohet tërësisht vetura
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e vona të së shtunës në Trebo...
-
Ukraina raporton për sulm “masiv” nga Bjellorusia
Ukraina ka thënë se është përballur me “bombardime masive” të shtunën nga Bje...
-
Goditja e parë afrikane në Kosovë, nga java e ardhshme temperatura deri në 36 gradë Celsius
Në Shqipëri vala e nxehtësisë ka filluar disa ditë më parë dhe temperaturat 3...
-
Kurti e Konjufca vizitojnë Qosjen në ditëlindjen e tij të 86
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se sot bashkë me kryetar...
-
Ukraina: Kemi vrarë mbi 34 mijë rusë
Ministria ukrainase e Jashtme ka bërë bilancin e luftimeve me ushtrinë ruse, ...
-
Koci: Dikush po më thotë katolik e dikush i pafe, kam pasur nënën myslimane gjyshin hoxhë
Avokati Arianit Koci, i cili minuta më parë deklaroi se po kërcënohet nga “ta...