Lajme

Qeveria e Kosovës: Demarkacioni dërgohet në Kuvend pas Seancës për Mocionin!

Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 08 May 2017

Më në fund vjen edhe komunikata zyrtare e Qeverisë për prapskenat a takimeve të sotme në Qeveri dhe me Amerikanët. Qeveria e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar që do të procedojë Demarkacionin pas seancës për Mocionin e cila është caktuar në të mërkurën. Duket kjo një fitore për Isa Mustafën i cili tash PDK-së ia ka lënë të vendosë nëse do përkrahet Mocioni i Opozitës apo jo.

Në vijim Komunikata zyrtare e Qeverisë:

Qeveria e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se mbledhja e Qeverisë së Kosovës, e paraparë të mbahet sot, është shtyrë.

-Advertisement-

Pas diskutimeve të partnerëve të koalicionit qeverisës PDK-LDK, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u arrit dakordimi që mbledhja e kabinetit qeveritar ku do të shqyrtohet Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, të mbahet pas seancës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, që do të zhvillohet të mërkurën.

Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh përkushtimin e saj të plotë, që në bashkëpunim të ngushtë me partnerët strategjikë ndërkombëtarë, SHBA-të dhe BE-në, të adresojë me prioritet dhe përkushtim të plotë çështjen e Ratifikimit të Kufirit Shtetëror me Malin e Zi, si një prej vendimeve më të rëndësishme për të ardhmen e qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera