Qeveria: 14 persona në komisionin për hartimin e Projektligjit për Qeverinë
Autori: Gazeta inFokus
19:12 | 12 May 2018
Qeveria e Kosovës para pak ditësh ka marrë vendim që ta themelojë një komision për hartimin e Projektligjit për Qeverinë, mirëpo nuk ka dhënë ndonjë datë konkrete se kur do të realizohet një gjë e tillë, shkruan “Zëri.info”.
Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se komisioni i cili do ta hartojë Projektligjin për Qeverinë do të jetë i përbërë prej 14 personash, përfaqësues nga institucione të ndryshme të vendit.
“Gjithashtu në vendim parashihet që në pajtim me kryesuesin e Komisionit Besnik Tahirin, koordinator nacional për Reforma Shtetërore, do të ftohen edhe përfaqësues të institucioneve të tjera publike, të organizatave ndërkombëtare, organizatave të shoqërisë civile dhe ekspertë të tjerë”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim dhënë “Zërit”.
Më tej është bërë e ditur se për këtë çështje do të krijohen grupe punuese dhe do të angazhohen ekspertë nga fusha e së drejtës kushtetuese. Mirëpo, nga Qeveria nuk kanë treguar se kur do të përfundojë ky projektligj e as nëse ky ligj do të jetë funksional edhe për Qeverinë aktuale.
“Afati i përfundimit është konform procedurave, që ndodhin në secilin rast kur bëhet hartimi i projektligjeve. Kryeministri Haradinaj është i përkushtuar për gjithë këtë proces”, potencohet më tutje.
Ndërkohë, vetë kryeministri Ramush Haradinaj kohë më parë kishte njoftuar se Ligji për Qeverinë do të përgatitej, porse ai kishte thënë se ky ligj do të vlente vetëm për Qeverinë pasuese, jo për Qeverinë të cilën e drejton vetë Haradinaj. /Zëri/

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e m...
-
Xhavit Haliti: Po të liroheshin Thaçi dhe të tjerët me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë
Ish-deputeti i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka komentuar vendimet e veçanta të Ko...
-
Kurti: Dokumentimi i krimeve të luf*tës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar raportin e punës së Instituti...
-
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin amerikan në Prishtinë, diskutohet siguria në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Roberto Vergori, është takuar sot në kampin “Film City”...
-
“Sa shumë marrëzi e sa pak marre” – Dakaj për arsyetimin e Ramës rreth skandalit me shiritin që kushton 12 euro e paguhet 3.500 euro
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka reaguar ashpër ndaj sqarimit të kryetarit të Prish...
-
Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, policia nis hetimet
Një person është gjetur pa shenja jete të premten mbrëma në Prishtinë, shkrua...
-
Djali i Anton Qunit betohet si ushtar i Kroacisë: Dritoni do të mbetet përfaqësues i traditës shqiptare
Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Anton Quni, ka bërë të ditur se djali i t...
-
Ymeri: Prokuroria e vërtetoi se ka pasur manipulime në çmimet e energjisë elektrike – u tregtua sikur në “pazar”
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, në EURO n’T7 ka thë...
-
Ganimete Musliu nuk e përjashton kandidimin për kryetare të PDK-së: Ka ardhur momenti që partia të udhëhiqet nga një grua
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se ...
-
Kurti pranoi paportin vjetor të punës së Institutit të Krim*eve të Kryera gjatë Luf*tës në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot Institutin e K...
-
Presidentja Shiroka Pula takon kryetarët e komunave, iu premton përkrahje
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar sot m...
-
Ndryshimet në pozitat udhëheqëse të Policisë, Musliu kërkon dokumentacion zyrtar: Ende nuk kam marrë përgjigje
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar...
































