Qeveri me bazë të gjerë
Autori: Gazeta inFokus 08:07 | 18 July 2017
Koalicioni fitues në zgjedhjet e 11 qershorit, PAN, ka konfirmuar se kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj është duke punuar për krijimin e një Qeverie me bazë të gjerë.
Ende nuk janë dhënë detaje se kush nga partitë mund t’i bashkohet këtij koalicioni, por rezultatet e konsultimeve priten të mësohen brenda javës
Partnerët e koalicionit PAN janë në fazën e konsultimeve me partnerët e mundshëm jo për krijimin e numrave për të cilët po spekulohet skajshëm, por për krijimin e një baze më të gjerë politike qeverisëse e që rezultati i këtyre konsultimeve do të dihet menjëherë pasi Ramush Haradinaj edhe zyrtarisht ta marrë mandatin për krijimin e Qeverisë.
Kështu thuhet në komunikatën e lëshuar nga anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, e cila konfirmon bisedimet të cilat janë duke u zhvilluar në këtë drejtim.
E mandatin për krijimin e Qeverisë Haradinaj pritet që ta marrë brenda kësaj jave, ashtu siç është deklaruar deri më tani. Ky opsion po shihet i mundshëm edhe nga disa përfaqësues të tjerë politikë. Sipas tyre, me anë të kësaj Qeverie do të zgjidheshin shumë çështje të cilat gjatë qeverisjes së kaluar mbetën të pazgjidhura, siç janë Demarkacioni, liberalizimi i vizave, krijimi i ushtrisë, etj./Zeri/
Të tjera
-
Bedri Hamza lagje pas lagjje në Prizren: Shpresë, entuziazëm dhe angazhim kudo për Kosovën që mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka takuar qytetarë të...
-
Maqedonci në ShBA: Takime për fuqizimin e mbrojtjes mes dy vendeve
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci bashkë me komandantin e Forcës së Siguris...
-
Publikohen fletëvotime të plotësuara në rrjetet sociale, Prokuroria po merret me rastin
Fotografi e video të fletëvotimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit janë shpërndarë...
-
Memli Krasniqi nderon me mirënjohje Post Mortem profesorin Sabahajdin Cena në dy vjetorin e vdekjes
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të atdheta...
-
Daut Haradinaj: Gjakova i jep kuptimin e plotë numrit 137
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Haradinaj për Kurtin: Më i keq se mosmirënjohësi nuk ka
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka quajt...
-
Përfundon dëshminë eksperti i ADN-së në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Ka përfunduar dëshminë dëshmitari William Goodwin i cili gjatë fundit të dësh...
-
Një muaj paraburgim ndaj personit që dyshohet se kërcënoi Kurtin – çka thuhet në vendimin e Gjykatës?
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje...
-
Tubim i madh i koalicionit AAK-NISMA në Gjakovë
Ka nisur tubimi zgjedhor në Gjakovë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe p...
-
Zotimi i parë i Bedri Hamzës është shumë zhvillim, më pak tatime
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar projektet e t...
-
Memli Krasniqi: S’kam ndier energji të tillë ndër vite, Bedri Hamza po na prin drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka ndarë ent...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Shefi i NATO-s: Jemi në kontakt me Kosovën dhe Serbinë për të siguruar që të mos çojnë deri te destabilizimi
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca ushtarake perën...