Lajme

Qentë endacakë, e dhezin një konflikt në relacionin Komunë –Qeveri

Autori: Gazeta inFokus 16:50 | 14 April 2022

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka akuzuar Ministrinë e Infrastrukturës që udhëhiqet nga Liburn Aliu se është duke e penguar komunën e Prishtinës në zgjidhjen e problemit të qenëve endacakë.

Zogaj ka postuar një fotografi me disa qenë endacakë në sheshin e Prishtinës ku ka shkruar se po punojnë për një zgjidhje afatgjate por ministria e Infrastrukturës jo që nuk po i ndihmon por edhe po i pengon raporton Gazeta Express.

“Përderisa ne po punojmë të gjejmë një zgjidhje afatgjate, për një ndër problemet më të mëdha të qytetarëve të Prishtinës, atë të qenëve endacak, Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, jo vetëm që nuk po ndihmon asgjë në këtë drejtim, përkundrazi është duke na penguar në këtë proces”, ka shkruar Zogaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera