Fun & Video

“Qeni presidencial”

Autori: Gazeta inFokus 20:11 | 28 August 2017

Nemo, një kryqëzim mes një “Labradori” të zi dhe një “Terrieri”, bëri debutimin e tij të hënën si qeni i ri presidencial në Pallatin e Elizeut. Ai madje shoqëroi presidentin francez Emmanuel Macron, kur ai priti presidentin e Nigerisë, Mahamadu Isofu.

Nemo, një vjeç e gjysmë, është adoptuar fundjavën e kaluar nga Macron dhe bashkëshortja e tij Brigitte, nga një organizatë e kujdesit të kafshëve- bëri të ditur pallati i Elizeut.

I pyetur për emrin e qenit, një prej ndihmësve të Macron, tha: Duke qenë se presidenti adhuron librin 20 mije lega nën det, të Jules Verne, në të cilin kapiteni Nemo, komandon nëndetësen Nautilius, zgjodhi këtë emër për qenin e tij të ri.

-Advertisement-

Presidentët e mëparshëm, François Hollande, Jacques Chirac, François Mitterrand dhe Charles de Gaulle, kanë pasur po ashtu qenë presidencialë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera