Lajme

Qëndronte në një parking, policia ndalon kaçanikasin dhe i gjen ar*më

Autori: Gazeta inFokus 17:28 | 19 August 2026

Policia e Kosovës ka ndaluar një person mbrëmjen e së martës dhe te ai kanë gjetur një armë zjarri.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur në orën 22:10 të së martës, kur zyrtarët policorë të njësisë së hetimeve të stacionit policor në Kaçanik, gjatë patrullimit me automjet zyrtar, kanë vërejtur një person duke qëndruar në këmbë në parkingun e Varrezave të Dëshmorëve në Kaçanik.

“Gjatë kontrollit të dokumenteve dhe verifikimit, zyrtarët policorë tek personi B.G (45 vjeç), kanë gjetur një armë zjarri ( pistoletë), së bashku me një karikator me 12 fishekë.”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Sipas njoftimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

Arma e zjarrit është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt hetimore.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy