Lajme

Qëndroi dy vjet në burg me të, Kastrati tregon se çfarë thoshte Ukshin Hoti kur e torturonin

Autori: Gazeta inFokus 18:23 | 16 May 2022

Ekrem Kastrati i kishte kaluar dy vitet e fundit të burgut me profesorin Ukshin Hoti.

Sot, në 23-vjetorin e zhdukjes së veprimtarit të Lëvizjes Kombëtare, Ukshin Hoti, Kastrati tha se ai e konsideronte UÇK-në si arritjen më të madhe shqiptare.

Ai ka treguar se si i gëzohej Ukshin Hoti në burg aksioneve të UÇK-së.

-Advertisement-

“Profesori thoshte ‘sot sigurisht që kemi korrë një sukses’ duke u bazuar në vuajtjet, torturat që atë ditë veç shkaktoheshin kundër neve”, tha Kastrati.

Ai thotë se shoqëria shqiptare “s’do të mund ta prodhojë më një asi kalibri”.

“Profesori në burg ka pasë një trajtim të veçantë ndëshkues”, tregon Kastrati në T7.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera