Sport

Qëllohet me 10 plumba në trup futbollisti 21-vjeçar, humb jetën në spital

Autori: Gazeta inFokus 14:32 | 02 November 2023

Futbolli brazilian është në zi, pas publikimit të lajmit për vdekjen e sulmuesit 21-vjeçar Felipe Diogo.

Sipas mediave lokale, lojtari i Sao Bernardo, i cili po kthehej nga pushimet, është qëlluar për vdekje me gjakftohtësi në një rrugë në qytetin e tij të lindjes, Ribeirao Preto. Agjencia braziliane e lajmeve ge.globo raportoi se futbollisti i ri u godit nga 10 plumba dhe, megjithëse u dërgua me urgjencë në spital, ai humbi jetën.

Policia vendase po heton motivin e vrasjes, ndërsa klubi i tij, i cili merr pjesë në Kategorinë e tretë të Brazilit, ka shprehur pikëllimin për humbjen e tij.

-Advertisement-

“Klubi i futbollit, São Bernardo, shpreh pikëllimin e tij për vdekjen e atletit tonë, Felipe Diogo Bernardes Ferreira, i njohur si Felipe Diogo. Zoti ngushëlloftë zemrat e familjes së tij në këtë moment dhimbjeje të thellë”.

I ndjeri luajti ndër të tjera për Cruzeiro dhe Botafogo, ndërsa vitin e kaluar iu bashkua São Bernardo dhe ishte një nga protagonistët kryesorë të promovimit, me 18 paraqitje dhe 4 gola.

Etiketa:
Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy