Qazim Rrahmani: Në zgjedhjet lokale do të kandidojë për kryetar të Ferizaj, për këtë ofrova dorëheqje
Autori: Gazeta inFokus 08:13 | 07 April 2021
Qazim Rrahmani, ka treguar se pse sot ofroi dorëheqjen si zëvendësministër tek kreu i ekzekutivit, Albin Kurti.Rrahmani në Edicionin Special ka thënë se ka dhënë dorëheqje vetëm për t’iu përkushtuar partisë së tij dhe kandidaturës për Ferizajin në zgjedhjet lokale.
“Partia e Ashkalive për Integrim në kuadër të Këshillit të Përgjithshëm dhe kryesisë kemi marrë vendim në PAI që të zhvillojmë strukturat tona në degë edhe nëndegë. Jemi e vetmja parti e ashkalive që jemi parti parlamentare dhe unë jam sekretar e nga PAI është vendosur që më shumë të fokusohem në parti dhe të përgatitemi për zgjedhjet lokale”.
“Unë në zgjedhjet lokale do të kandidojë për kryetar të Ferizaj dhe për këtë më duhet kohë që të përgatitem për mandatin tim dhe të afrohem me elektoratin. Sot kam ofruar dorëheqjen time dhe për të zënë pozitën time do të kandidojë dikush nga PAI”, tha Rrahmani.Rrahmani thekson se vendimi i tij për të dhënë dorëheqje nuk është aspak politik.“Nuk ka qenë presion politik por ka qenë vendim i subjektit tim politik. Jam i vetmi person në Kosovë që kam pesë nënshkrimet e kryeministrave të Kosovës. Jam i vetmi që i kam nënshkrimet në disa ministri si zëvendësministër dhe tani partia ime më ka vlerësuar t’i prijë elektoratit dhe strukturave të partisë”.
“Me mund i kemi fituar këto zgjedhje dhe unë me dëshirë kam dashur që t’i shërbejë qeverisë. Mirëpo, partia ime ka vendosur ndryshe sot dhe do të përkushtohem tek strukturat e partisë”, tha Rrahmani.Rrahmani tutje në studio ka shpalosur dokumentet nga Policia e Kosovës dhe Gjykata se nuk ka të kaluar kriminale dhe nuk ka vepër aktive penale.
“Unë nuk kam asnjë të kaluar kriminale nga Policia e Kosovës, nga Gjykata tregohet se nuk kam vepra penale aktuale dhe këto janë drejtësia dhe fakti që unë nuk jam i dënuar”.Rrahmani më 1 tetor 2018 ishte shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.Për këtë vepër penale e cila hyn në kuadër të veprave penale të korrupsionit zyrtar, Rrahmani ishte dënuar me gjashtë muaj burgim.Mirëpo, me pëlqimin të tij, ky dënim me burg i ishte zëvendësuar pastaj në dënim me gjobë në lartësi prej 3,000 euro. Po ashtu, Rrahmani ishte obliguar që t’ia kthejë Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) edhe shumën prej 4,858.89 euro.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...