Pyetet që sa se ka parë dajën, nipi i Besnik Bislimit kërcënon me padi gazetaren
Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 04 June 2021
Qeveria e Kosovës pati miratuar me shumicë votash propozimin për emrat e anëtarëve të rinj të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, në mesin e të cilëve është edhe, Gëzim Tosuni, nipi i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimit.
Përfshirja e nipit të Bislimit në këtë Këshill, është përcjellur me kritika në adresë të qeverisë Kurti, për shkak se LVV në opozitë, ka qenë kundërshtarë e madhe për punësimet familjare.
Lidhur me këtë punësim, ka folur edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Hxhiu, e cila ka dhënë një shpjegim interesant.
“E pyeta për kureshtje (Besnikun) tha se ndoshta në 50 vjetet e fundit ndoshta e kam takuar njëherë, nuk e mbaj në mend se çfarë e ka”, tha ajo në Kanal10”
Gazeta Infokus është interesuar të kuptoj për sa kohë nuk janë takuar Bislimi me nipin e tij, prandaj ka kontaktuar nipin Gëzim Tosuni.
Ky i fundit përveç që nuk ka dhënë përgjigje, ka këshilluar gazetaren e Infokusit për mënyrën se si të bëjë gazetari.
E më pas, duke refuzuar të përgjigjet që sa kohë s’e ka parë dajën Besnik ai ka kërcënuar se nëse biseda e tij përdoret si lajm, ai do të bëjë padi.
“Nëse keni naj pyetje mundësh mëma dërgu me imell, përndryshe nëse ti çka do prej kësaj bisede e shoh ndokund nëpër gazeta do të ju padis, pasi kjo është off record, kurgjo nuk mundesh me përdor prej kësaj”, ka thënë Tosuni.
Por edhe pse u shpreh i gatshëm të përgjigjet përmes e-mailit, Tosuni ka refuzuar ta jap adresën e postës elektronike.
“Po supozojë se aty ku e ke marrë numrin e merr edhe e-mailin, nuk e di pse insiston me i bo unë punët e gazetarit, gjeje ndonjë mënyrë nuk ka kurgjo për mu e mshef”, ka thënë nipi i Besnik Bislimit.
Gëzim Tosuni aktualisht, profesor në Fakultetin Ekonomik, ndërkohë ka qenë dekan i Fakultetit Ekonomik të Universitetit Publik të Gjilanit./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Skandaloze: Mësuesi në Prishtinë nuk e lë nxënësen të hyjë në shkollë për shkak të veshjes kombëtare
Erdhi në shkollë për të vijuar mësimin sikurse çdo ditë tjetër. Mirëpo, të...
-
Shërohet trevjeçarja nga Prishtina e cila ishte diagnostikuar me tumor
Trevjeçarja Nina Dragusha, është shëruar plotësisht. Ajo qëndroi për trajt...
-
Abdixhiku takon ambasadorin Sprecher, flasin për zgjedhjet e 9 shkurtit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka zhvillua...
-
Qeveria australiane miraton projektligjin, fëmijëve u ndalohet përdorimi i rrjeteve sociale
Dhoma e Përfaqësuesve në Australi miratoi të mërkurën një projektligj që do t...
-
“Dita e Forcës”, me fotografi të Adem Jasharit e me uniformë të UÇK-së, pamje të mrekullueshme të fëmijëve në kazermën e FSK-së në Prishtinë
Në ditën e forcës kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë ka hapur dyert për qyte...
-
Çadraku në Hagë: Thaçi dhe Veseli nuk kishin aktivitet ushtarak e operacional
Dëshmitari Halil Çadraku tha në Hagë se asnjëherë nuk ka parë në ndonjë shkri...
-
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacio...
-
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Shqipëria ka të gjithë shanset për të plotësuar në kohë detyrat e kërkuara ng...
-
Arben Krasniqi emërohet sekretar i Përgjithshëm në Zyrën e Kryeministrit
Arben Krasniqi është emëruar sekretari i përgjithshëm në Zyrën e Kryeministri...
-
Konfirmohet përbërja e re e Komisionit Evropian, mandati 5-vjeçar me në krye Ursula von der Leyen nis më 1 dhjetor
Parlamenti Evropian me shumicë votash ka konfirmuar të mërkurën përbërjen e r...
-
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guangjusë
Duket se Champions League e Azisë është kthyer në kompeticionin e preferuar t...
-
Haradinaj: Prekazi është vendi ku merr kuptim liria
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në kompleksin memorial n...