Sport

Puyol flet për të ardhmen e Lionel Messit

Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 12 October 2020

Ish-kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol ka folur për të ardhmen e Lionel Messit, shkruan Gazeta inFokus.

Messi, që u përfol shumë për një largim të mundshëm nga Barcelona gjatë kësaj vere, por në fund vendosi të qëndroj, po kalon në një formë të mirë në Camp Nou.

Megjithatë, Puyol beson që argjentinasi do të mund të qëndroj tek blaugranet edhe për një kohë të gjatë, pasi po ndjehet shumë mirë.

-Advertisement-

“Si çdo tifoz tjetër, as unë nuk dua që Messi të largohet, por ky është futbolli. Në fund ai vendosi të qëndrojë”, tha Puyol.

“Së fundmi ai tha se është i motivuar dhe se dëshiron të fitojë, prandaj ne shpresojmë se ai do të vazhdojë me ne edhe për shumë vjet të tjera”, shtoi ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera