Lajme

Putin: Snowden nuk është tradhtar, por gaboi që i publikoi informatat sekrete të SHBA-së

Autori: Gazeta inFokus 15:52 | 02 June 2017

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se beson se ish-kontraktuesi i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë të SHBA-së, Edward Snowden, bëri gabim që i publikoi informatat sekrete të SHBA-së, por insistoi se ai nuk është tradhtar.

Snowden, 33-vjeçar, fitoi azil në Rusi në vitin 2013 pasi publikoi informata ta klasifikuara rreth operacioneve të spiunazhit amerikan. Në janar, avokati i tij tha se Snowden ka të drejtë të qëndrojë në rusi deri në vitin 2020 dhe të aplikojë për nënshtetësi ruse një vit më pas, transmeton Express.

Putin, ish oficer i KGB-së dhe ish-shef i shërbimit rus të sigurisë, FSB, i bëri këto komente rreth Snowden në një intervistë me regjisorin amerikan të filmit, Oliver Stone, pjesë të së cilës u publikuan sot para se ajo të transmetohet më 12 qershor në televizionin amerikan, Showtime.

-Advertisement-

“Snowden nuk është tradhtar. Ai nuk i tradhtoi interesat e vendit të vet, e as nuk ka transferuar çfarëdo informate në ndonjë vend tjetër, të cilat do t’i dëmtonin njerëzit e tij,” ka thënë Putin.

Megjithatë, lideri rus tha se Snowden është dashur të jepte dorëheqje në të njëjtën mënyrë siç e kishte bërë vetë Putin nga KGB-ja, në vend se të publikonte sekrete nëse nuk i pëlqente puna.

“Nuk është dashur ta bënte [t’i publikonte sekretet]. Sipas mendimit tim, ajo çfarë ai ka bërë ishte gabim,” ka thënë Putin./Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera