Lajme

Putin: Shumica e pjesëtarëve të Wagner janë patriotë të Rusisë

Autori: Gazeta inFokus 22:05 | 26 June 2023

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin deklaroi se “shumica dërrmuese” e luftëtarëve të Wagnerit janë patriotë të Rusisë.

Deklaratën, Putin e dha gjatë një adresimi televiziv mbrëmjen e së hënës, shkruan BBC.

Putin u shpreh se luftëtarët mund t’i bashkohen ushtrisë ruse, por ai shtoi se nëse ata nuk duan, ai do të mbajë premtimin dhe do t’i lejojë që të shkojnë në Bjellorusi.

-Advertisement-

“Duke u kthyer prapa ata shmangën gjakderdhjen e mëtejshme. Rebelimi do të ishte shtypur gjithsesi dhe organizatorët e kuptuan se veprimet e tyre ishin kriminale”, shtoi Putin.

Shefi i Kremlinit falanderoi komandantët dhe ushtarët e Wagnerit që shmangën gjakderdhjen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera