Putin lejon kriminelët t’i bashkohen ushtrisë
Autori: Gazeta inFokus 15:34 | 04 November 2022
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një ligj që lejon të mobilizohen personat që kanë kryer krime të rënda, teksa Kremlini po vazhdon të grumbullojë trupa për luftën e saj në Ukrainë pasi është përballur me ngecje.
Duke folur para disa të rinjve dhe vullnetarëve në Moskë më 4 nëntor, Putin tha se 318.000 persona i janë bashkuar luftës qëkur u shpall mobilizimi në shtator, përfshirë edhe 18.000 vullnetarë.
Ky fjalim i Putinit vjen po të njëjtën ditë që ai nënshkroi një ligj që lejon mobilizimin e personave që kanë të kaluar kriminale, përfshirë edhe ata që kanë kryer krime të rënda. Nga mobilizimi janë përjashtuar personat e dënuar për krime seksuale ndaj fëmijëve, për tradhti, spiunim apo terrorizëm.
“Me sa e di unë, 49.000 mijë nga të mobilizuarit veçse kanë kryer detyra luftarake, ndërkaq të tjerët janë duke u trajnuar”, tha Putin.
Rusia fillimisht pushtoi territore të mëdha të Ukrainës, pasi nisi pushtimin në shkurt, por për muaj të tërë Kremlini ka pësuar humbje të mëdha të ushtarëve dhe territoreve, për shkak të dy kundërofensivave ukrainase.
Ngecjet në fushëbetejë, që ia kanë vështirësuar Rusisë mbajtjen e fronteve në pjesën jugore dhe lindore të Ukrainës që ende janë të pushtuara, e kanë detyruar Kremlinin që të shpallë mobilizim dhe gjithnjë e më shumë po varet nga mercenarët apo trupat çeçene për të mbushur radhët.
Bashkëpunëtori i Putinit, udhëheqës i grupit privat ushtarak Vagner, Yevgeny Prigozhin, raportohet se ka rekrutuar mijëra të burgosur rusë për luftën në Ukrainë.
Putin tha më 4 nëntor se vazhdojnë përpjekjet për rekrutimin e vullnetarëve, pavarësisht shumë treguesve se mobilizimi nuk është popullor në Rusi.
Dhjetëra mijëra rusë janë larguar nga shteti menjëherë pasi është shpallur mobilizimi, teksa ka pasur edhe disa protesta sporadike – që janë shtypur menjëherë nga forcat e sigurisë – në shumë pjesë të Rusisë.
Ndërkaq, dhjetëra video të publikuara tregojnë se ata që janë mobilizuar po ankohen se ka mungesë të ushqimit, veshjeve, pajisjeve dhe ndërtesave të banimit.
Disa po ankohen se nuk kanë shërbyer asnjë herë në ushtri, por gjithsesi janë rekrutuar, teksa Putin ka thënë se vetëm rusët që kanë shërbyer në ushtri dhe që kanë përvojë ushtarake do të mobilizohen.
Ushtarët e vendosur në qytetin Uljanovsk më 4 nëntor konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se pothuajse 2.000 ushtarë të mobilizuar nga Republika Çuveshia e Rusisë u lejuan të vizitonin shtëpitë e tyre, pasi ata u rebeluan dhe kërkuan të paguheshin për shërbimin e tyre.
Autoritetet lokale në rajonet ruse të Vladimirit, Rostovit, Samarës, Burjatisë dhe Bashkortostanit kanë detyruar studentët dhe shkollat e universitetet lokale që të qepin uniforma ushtarake për ushtarët rusë./REL
Të tjera
-
Bekteshi fton qytetarët në tubimin përmbyllës të LDK-së – Të gjitha rrugët na sjellin në ringritjen më të madhe të djathtë
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës me numër ...
-
Iu vazhdohet paraburgimi edhe nga dy muaj tjerë pesë të dyshuarve për rastin e vrạsjes në Aktash
Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për n...
-
Studenti i UP-së, Lir Hoxhaj, pjesë e stafit akademik të Imperial College London
Studenti Lir Hoxhaj ka përfunduar studimet themelore në Fakultetin e Ekonomis...
-
SHBA-ja tërhiqet nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut
Presidenti amerikan, Donald Trump të martën tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga K...
-
PZAP gjobit sërish VV-në, kësaj radhe për takimin e Kurtit me një hoxhë
Lëvizja Vetëvendosje është gjobitur sërish nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe...
-
Rritet çmimi i mazutit në Maqedoni
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve t...
-
Rafuna: E gjithë Prishtina tashmë është e kaltërt
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 45, Jeta R...
-
Arrijnë në Kosovë fletëvotimet për zgjedhjet e 9 shkurtit
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se janë shtypur 1,752,650 fletëvot...
-
AAK-ja nënshkruan zotimin për përfshirje të çështjeve për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nënshkroi deklaratën e zotimit, që në prakti...
-
Dyshohet se janë gjetur eshtra të një njeriu brenda një veture të djegur në Podujevë
Dyshohet se eshtrat e një njeriu janë gjetur brenda një veturë të djegur në P...
-
Arrestohet një person në Kosovë, dyshohet që komprometoi mbi 300 mijë kartela bankare në një shtet të BE-së
Policia e Kosovës dhe autoritetet e një shteti të BE-së kanë arrestuar një pe...
-
IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Podujevë, nuk arrestuan të dyshuarit e përfshirë në një përleshje
Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve pol...