“Putin anulon sulmin ndaj Azovstal”, pranë Kievit trupa me shenja torturash

Autori: Gazeta inFokus
13:56 | 21 April 2022
Mizoritë në Ukrainë, nuk kanë fund. Trupat e nëntë civilëve, disa prej të cilëve me shenja të qarta torture, u gjetën në qytetin Borodyanka, në afërsi të Kievit.
“Këta njerëz u vranë nga pushtuesit dhe disa tregojnë shenja torture. Dua të theksoj se këta njerëz ishin civilë. Ushtria ruse me vetëdije qëlloi civilë që nuk bënë asnjë rezistencë”, tha kreu rajonal i policisë, Andriy Niebytov.
Tërheqja e forcave ruse nga qytetet dhe fshatrat përreth Kievit ka nxjerrë në pah tmerret e luftës të përjetuara nga civilët, duke filluar me zbulimet në Buça, që kanë bërë që zyrtarët ukrainas të akuzojnë Rusinë për gjenocid. Niebytov tha se policia kishte zbuluar dy varre edhe në Borodianka. Në njërin prej tyre ishin vendosur tre persona, duke përfshirë një vajzë 15 vjeçe që të gjithë banorë të zonës. Pas vizitës së tij atje, Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel tha se duhet të ketë drejtësi për të gjitha mizoritë që supozohet se janë kryer nga forcat ruse.
“Sikurse në Buça dhe në shumë qytete të tjera në Ukrainë. Historia nuk do të harrojë krimet e luftës të kryera këtu. Nuk mund të ketë paqe pa drejtësi”, ishte mesazhi i tij. Rusia sakaq, vazhdon të hasë një rezistencë të fortë në Mariupol. Marrja e qytetit port po kthehet në një përpjekje turpëruese për Moskën, e cila pavarësisht bombardimeve të egra dhe fushatës intensive ushtarake atje, nuk ka mundur ta vënë Mariupolin nën kontrollin e saj.
Së fundi, aleati i Vladimir Putini, kreu i Republikës ruse të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, u zotua se forcat ruse do të kapin bastionin e fundit kryesor të rezistencës në qytetin e rrethuar pasi Ukraina propozoi bisedime për evakuimin e trupave dhe civilëve atje. “Para drekës ose pas drekës, Azovstal do të jetë plotësisht nën kontrollin e forcave të Federatës Ruse”, tha ai duke iu referuar fabrikës së çelikut, ku lufton brigade Azov e njësi marinsash ukrainas, e ku janë strehuar edhe qindra civilë. Por presidenti rus Vladimir Putin e anulloi sulmin ndaj Azovstal në Mariupol.
“Mësymja e propozuar të zonës industrial është e panevojshme, të urdhëroj ta anulosh“, i tha ai ministrit te mbrojtjes, Shoigu. “Bllokojeni këtë zonë industriale në mënyrë që të mos mund të shpëtojë as një mizë”, tha Putin, duke shtuar se do të ishte “jopraktike” të sulmohej e gjithë uzina. Mariupol do të ishte qyteti më i madh që do të pushtohej nga Rusia që kur ajo pushtoi Ukrainën tetë javë më parë.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për nesër dhe fundjavë
Vransirat mbeten më të shumta orëve të para të ditës së premtë, e vende-vende...
-
KFOR: Karabinierët italianë me prezencë të përhershme mbi Urën e Ibrit në Mitrovicë
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i ka bërë të ditur se karabinierët italianë ...
-
E jashtëzakonshme: Ky hotel në Shqipëri ofron shërbime falas për veteranët e UÇK-së
Një akt solidariteti dhe mirënjohjeje ka ardhur nga një hotel i Shqipërisë, i...
-
Alarmon Muharremi: Inflacioni në bukë dhe energjia varfëron familjet kosovare 40.5 mln euro në vit
Njohësi i politikave, Shenoll Muharremi thekson se rritja e çmimit të energji...
-
Ambasadori britanik në OSBE: Urgjente që Kosova të ketë qeveri të re, jemi të shqetësuar për veprimet e pakoordinuara në veri
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në OSBE, Neil Holland, në një mbledhje të...
-
Shoqja e çiftit: E dinë saktësisht çfarë po bën njëri-tjetri, minutë pas minute
Për historinë e dashurisë mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe bashkës...
-
Prokuroria zbulon detaje për operacionin “Patenta”: Për disa muaj pati hetim të fshehtë
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje të reja për operacionin “Pa...
-
NATO kërkon 40 mijë ushtarë shtesë nga Gjermania
NATO synon të forcojë ndjeshëm trupat e saj për shkak të rrezikut nga Rusia d...
-
Aktorja e VV-së ia tregon kolegut një fotografi për “rrjetin e dezinformimit kundër Gjykatës Speciale” (PAMJE)
Një pamje interesante është kapur sot në Kuvendin e Kosovës. Aktorja/d...
-
“Je duke ua fy rond qytetarëve intelegjencën”- Hykmete Bajrami i reagon fuqishëm Artane Rizvanollit, pasi tha se s’ka pasur ngritje të çmimeve
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar fuqis...
-
Osmani nga Defender Europe ’25: Kosova, e gatshme të jetë pjesë e NATO-s
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në cilësinë e Komandantes Supreme të For...
-
Aksion i policisë në tri rajone të Kosovës, arrestohen 11 persona për dallavere me patentë-shoferë
Policia e Kosovës ka realizuar një aksion në rajonin e Prishtinës, Gjakovës d...