Putin anulon dekretin që mbështet sovranitetin e Moldavisë në konfliktin separatist
Autori: Gazeta inFokus 19:13 | 22 February 2023
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka anuluar dekretin e vitit 2012, që mbështet pjesërisht sovranitetin e Moldavisë në një zgjidhje në të ardhmen për rajonin e Transdniestërit – një rajon separatist që mbështetet nga Moska dhe gjendet në kufi me Ukrainën. Në këtë rajon, Rusia ka trupa të saj.
Dekreti, që përfshinte një komponent të Moldavisë, kishte ndryshuar politikën e jashtme ruse 11 vjet më parë, e cila supozonte se Moska kishte raporte më të ngushta me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.
Urdhri për anulimin e këtij dokumenti të vitit 2012 u publikua në ueb-faqen e Kremlinit dhe në të thuhej se vendimi u mor për të “siguruar interesat kombëtare të Rusisë në lidhje me ndryshimet e thella që po ndodhin në marrëdhëniet ndërkombëtare”.
Ky vendim është pjesë e një sërë lëvizjesh anti-perëndimore të njoftuara nga Putini të martën.
Alexandru Flenchea, kryetari moldav i Komisionit të përbashkët të kontrollit të zonës së sigurisë rreth Trandsniestërit, tha se anulimi nuk nënkupton se Putini po heq dorë nga nocioni i sovranitetit moldav.
“Dekreti është një dokument politikash që zbaton konceptin e politikës së jashtme të Rusisë”, tha Flenchea. “Moldavia dhe Rusia kanë një marrëveshje bazë politike që parasheh respekt të ndërsjellë për integritetin territorial të shteteve tona”.
Kremlini ka thënë se raportet e Rusisë me Moldavinë – shtet që javën e kaluar zgjodhi një qeveri të re pro-perëndimore që u zotua se do t’i bashkohet BE-së – janë shumë të tensionuara. Moska akuzoi Moldavinë se po ndjek një agjendë anti-ruse.
E gjendur midis Rumanisë dhe Ukrainës, Moldavia – një prej shteteve më të varfra të Evropës – që nga viti 2020 udhëhiqet nga presidentja Maia Sandu, që ka mbështetje të fuqishme të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara. Presidenti amerikan, Joe Biden, u takua me Sandunë në Poloni të martën dhe riafirmoi mbështetjen e Uashingtonit për Moldavinë.
Sandu së fundmi ka akuzuar Rusinë se ka një plan për të rrëzuar udhëheqjen e shtetit të saj. Këto akuza janë hedhur poshtë nga Moska.
Në dekretin e vitit 2012 thuhej se Rusia do të kërkonte mënyra për të zgjidhur çështjen e rajonit separatist “bazuar në respektimin e sovranitetit, integritetit territorial dhe statusit neutral të Republikës së Moldavisë në përcaktimin e statusit të posaçëm të Trandsniestërit”.
Ky rajon separatist, ku jetojnë banorë që flasin rusisht, u shkëput nga Moldavia më 1990, një vit para shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Moldavia ka shprehur frikën se rajoni do t’i bashkohet Rumanisë, shtet me të cilin ndan gjuhën dhe kulturën e përbashkët./REL
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe atyre t...
-
Shqipëri: Çmimet e banesave do shtrenjtohen, pritet rritje deri në 15%
Çmimet globale të banesave pritet të rriten në dy vjetët e ardhshëm. Projeksi...
-
Bazuar në ligj, puna e Kuvendit mbyllet një ditë para fushatës
Kuvendi, sipas Institutit Demokratik të Kosovës, thuajse e ka përfunduar ...
-
Vlora Çitaku sfidon VV-në: Mund të ikni nga debatet por jo nga 9 shkurti
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka ...
-
Rukiqi: Po harrojmë se Kosova është nën sanksione, shumë projekte janë peng i tyre
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kritikuar qasjen ...
-
20 minuta pritje te Dheu i Bardhë për të dalë nga Kosova
Njëzetë minuta është pritja e veturave për të dalë nga Kosova në pikëkalimin ...
-
KQZ nesër miraton fletëvotimin, të enjten nisë votimi jashtë Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet, të mërkurën, ku do ta miratojë...
-
Dakaj: Kurti në dy intervistat e fundit, reflektoi frikë dhe panik në këto zgjedhje, ka frikë prej mediave e ndërkombëtarëve
Gazetari Shkelzen Dakaj, ka potencuar se kryeministri Albin Kurti po frikohet...
-
Viti 2025, vendimtar për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Viti 2025 pritet të jetë viti vendimtar për procesin gjyqësor ndaj Hashim Tha...
-
Shala thotë se Kurti po manipulon për të hyrat e “Ibër-Lepencit”: Veprimet dhe korrupsioni i kësaj qeverie duhet të hetohen nga Prokuroria Speciale
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, deklaroi s...
-
Biznesmeni kosovar mezi mbanë lotët, pasi tregon historinë e tij rrëqethëse “Ai malli për nanen e baben, nuk edi…”
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga radhët e...
-
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit vizitë në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi – DASH jep detaje mbi temat që do të diskutojë
Zëvendës Sekretari Amerikan i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R....