Lajme

Punonin në bastore, arrestohen dy persona

Autori: Gazeta inFokus 12:33 | 31 August 2019

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi në lokalet e tyre kundërligjshëm kanë zhvilluar veprimtari të lojërave të fatit.

Sipas Policisë, është raportuar se gjatë kontrollit në tri lokacione të ndryshme ku dyshohej se janë duke u zhvilluar lojëra të fatit në mënyrë të kundërligjshme, janë konfiskuar si prova materiale: një llap top, tri shtëpiza kompjuteri, një telefon, shtatë monitor, 450 euro kesh para, katër tiketa të lojërave të ndryshme një biltenë për bastore.

Në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera