Ekonomi

Punojnë pa kontrata

Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 30 April 2018

Për në punë nisen çdo ditë. Por, shumica e kosovarëve që punojnë nuk kanë ndonjë dokument që do të dëshmonte se ata janë në një marëdhënie pune.

Janë më shumë se 150 mijë punëtorë në tërë vendin, që aktualisht nuk kanë ndonjë kontratë pune. Por, edhe ata që kanë kontrata, shumica prej tyre i kanë të përkohshme, shkruan Infokusi.com.

“Nga personat, që kishin kontratë pune, vetëm 29.3 % kishin një kontratë të përhershme për punën e tyre kryesore, ndërsa 70.7% kishin kontrata të përkohshme”.

-Advertisement-

Krejt kjo sipas “Anketës së Fuqisë Punëtore”, që ka publikuar Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Në bazë të të anketuarve, arsyeja se pse shumica e punëtorëve kishin kontratë të përkohshme, është se nuk kishte asnjë lloj kontrate tjetër në dispozicion. E si pasojë e kësaj vetëm 4.2 e punonjësve kishin të drejtë në përfitimin nga një skemë e sigurimeve sociale në punën kryesore të tyre.

“Kur u pyetën nëse kishin të drejtë, në punën e tyre kryesore, të përfitimit nga një skeme e sigurimeve sociale në punë, të dhënat nga anketa treguan se vetëm 4.2 % e punonjësve e kishin këtë të drejtë”, thuhet në anketën e publikuar nga ASK-ja.

Se një numër i madh i punëtorëve janë pa kontrata punë, këtë e kishin konfirmuar edhe nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të sektorit privat, Jusuf Azemi, deklaroi se në Kosovë një numër i madh i të punësuarve në sektorin privat janë pa kontrata pune.

“Punëtorët e sektorit privat po ballafaqohen me shumë probleme nga viti në vit. Pronarët e kompanive dhe qeveria nuk kanë qenë të interesuar të zgjidhin këto probleme që janë jetike për punëtorët”, kishte thënë Azemi.

Deklaroi se mbi 150 mijë punëtorë që punojnë në Kosovë nuk janë të regjistruar askund.

“Shumë kompani po shkelin ligjet duke mos regjistruar punëtorët që punojnë në Kosovë, kjo është shkelje ligjore dhe duhet të ndërmerren masa”, tha ai.

Sipas tij si sindikatë kanë bërë inspektime.

“Ka kompani të mëdha që nuk i ka askund të regjistruar punëtorët, po ashtu punëtorët janë të interesuar për të ikur në Gjermani për të punuar”, kishte deklaruar ai./Infokusi

 

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy