Lajme

Punimet afër Manastirit të Deçanit u ndalën me kërkesë të kryeministrit Hotit, vazhdojnë të hënën

Autori: Gazeta inFokus 20:51 | 15 August 2020

Punimet në rrugën afër Manastirit të Deçanit janë ndërprerë pas kërkesës së kryeministrit Hoti.

Këtë të ditur e ka bërë kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, me anë të një postimi në Facebook, shkruan lajmi.net.

Ndalja e punimeve në këtë rrugë, sot shkaktoi reagime të mëdha në opinion dhe në media, pasi që këtë kërkesë paraprakisht e kishte përmendur presidenti serb, Aleksander Vuçiq.

-Advertisement-

Këto punime, siç ka thënë Ramosaj do të vazhdojnë të hënën.

Më poshtë gjeni të plotë postimin e Ramosajt:

Të dashur qytetarë,

Duke parë lajme jo të vërteta nëpër portale të ndryshme, ju njoftoj se, pas kërkesës së Kryeministrit z.Avdullah Hoti, kemi pezulluar punimet në rrugën R-108, deri në fillim të javës së ardhshme!
Nesër është e diel, ditë pushimi edhe ashtu!
Vazhdojmë të Hënën!.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera