Lajme

Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë hyjnë në grevë nga 1 shtatori

Autori: Gazeta inFokus 13:13 | 31 August 2026

Punëtorët teknikë të shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Prishtinës do të hyjnë në grevë nga 1 shtatori, për shkak të mosrealizimit të pagave të mbetura për një pjesë të muajit korrik.

Njoftimi është bërë nga kreu i Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, i cili thotë se, pavarësisht njoftimeve dhe kërkesave të vazhdueshme, deri më tani nuk është gjetur zgjidhje për këtë çështje.

Sipas njoftimit, greva do të vazhdojë deri në arritjen e një marrëveshjeje dhe zgjidhjen e kërkesave të punëtorëve.

-Advertisement-

FSPTSPK ka deklaruar se mbetet e hapur për dialog dhe për një zgjidhje të shpejtë të situatës.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy