Fokus

Punëtorët protestojnë për rritje pagash, KEK-u investon 10 mijë euro në inventar për zyra

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 15 January 2024

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës në vitin 2023, protestuan disa herë para zyrave të KEK-ut por edhe para qeverisë së Kosovës për rritje të pagave, mirëpo ende kërkesa e tyre nuk është përfillur nga menaxhmenti i kësaj korporate.

Pavarësisht që atyre u ishte premtuar që deri në nëntor të vitit që lamë pas do tu rriteshin pagat kjo gjë nuk ndodhi.

Mirëpo si duket menaxhmenti i KEK-ut po heziton rritjen e pagave por jo edhe investimin në inventar për zyrat e tyre, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Konkretisht bazuar në kontratën e cila është bërë publike KEK-u ka investuar afro 10 mijë euro për furnizimin me mobilje në zyra.

Kontrata është nënshkruar me kompaninë ‘ËOOD CORPORATION L.L.C’ një fabrikë mobiljesh me qendër në Suharek, me shumën prej  9,853.00 euro.
kjo kontratë mes KEK-ut dhe operatorit ekonomik të lartëcekur është nënshkruar në dhjetor të vitit të kaluar./Gazeta Infokus/

Në vazhdim gjeni dokumentin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera