Lajme

Punëtorët e Postës protestojnë sot para ndërtesës së Qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 07:44 | 13 September 2018

Kryesia e Shoqatës Sindikale të Punëtorëve të Postës së Kosovës dhe Kryesia e Shoqatës Sindikale “Postieri” kanë bërë të ditur se pas tri ditë të grevës së përgjithshme, punëtorët e ndërmarrjes publike Posta e Kosovës do të mbajnë sot protestë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Protesta mbahet me qëllim të realizimit të kërkesave të punëtorëve të Postës.

Kërkesat e punëtorëve të postës janë që Qeveria të kryej urgjentisht obligimin ligjor ndaj Postës – rimbursimin e humbjeve në Shërbimin Universal Postar.

Po ashtu Qeveria t’i mundësoj Postës të marrë shërbimet që i ka secili operator postar në rajon dhe më gjerë (pensionet dhe skemat e ndryshme sociale, shpërndarja e faturave për shërbime publike si dhe themelimi i Post-Bankës).

-Advertisement-

Si dhe kërkesa e fundit e tyre është realizimi i pagave për të gjithë punonjësit e Postës së Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera