Lajme

Punëtorët e KEDS/KESCO ndihmojnë Shqipërinë me afro 19 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 04 December 2019

Punëtoret e KEDS/KESCO kanë dhënë donacion prej afro 19 mijë eurosh për të ndihmuar Shqipërinë që të përballet me pasojat e tërmetit.

Kjo shumë është grumbulluar brenda një dite të vetme nën organizimin e përbashkët të KEDS-it dhe Sindikatës së punëtorëve Elektrokosova (FSPE).

 

-Advertisement-

Ky aksion ka qenë në baza komplet vullnetare dhe i janë përgjigjur gati komplet punëtorët e KEDS/KESCO.

Me anë të këtij veprimi tregohet se i gjithë stafi i KEDS/KESCO bashkëndjen me Shqipërinë dhe njerëzit e afektuar nga tërmeti në këto momente të vështira sikurse është i gatshëm të jap kontributin e vet kurdo që paraqitet nevoja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera