Punëtorët dhe pronarët e Korporatës HIB dhurojnë gjak
Autori: Gazeta inFokus
10:49 | 05 April 2018
Korporata HIB, njëra ndër korporatat më të mëdha kosovare dhe tatimpaguesi më i madh në Kosovë, sot ka njoftuar se pronarët bashkë me dhjetëra punëtorë të korporatës i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës për dhurimin e gjakut.
Korporata HIB në bashkëpunim me Qendrën e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, ka organizuar dhurimin e gjakut nga punëtorët dhe menaxhmenti i korporatës, si përgjigje ndaj fushatës vetëdijesuese për dhurimin vullnetar të gjakut, që do të shërbejë për trajtimin e rasteve në nevojë në qendrat emergjente spitalore.
“Misioni ynë shkon përtej ofrimit të produkteve dhe shërbimeve më të mira për qytetarët e Kosovës. Ne duam të shërbejmë si një model i qytetarit të përgjegjshëm korporativ” ka thënë Hysen Lajqi, drejtor ekzekutiv në Korporatën HIB. “Punëtorët dhe menaxhmenti ynë janë gjithnjë të gatshëm për kontribut dhe mbështetje për njerëzit në nevojë, duke përfshirë këtu edhe dhurimin vullnetar të gjakut” ka thënë më tej Lajqi.
Dhurimi i gjakut është pjesë e aktiviteteve të shumta të përgjegjësisë sociale të cilat Korporata HIB është duke i ndërmarrë përgjatë viteve, në mbështetje të qytetarëve, insititucioneve dhe organizatave me karakter publik në vendin tonë.
Më shumë informata rreth Korporatës HIB mund të gjeni në hibpetrol.com


T� tjera
-
Kush është Arbnesh Ajvazi, njëri nga kandidatët për drejtor të Policisë?
Arbnesh Ajvazi është njëri nga kandidatët për pozitën e drejtorit, me një kar...
-
Zëvendësohet Martin Berishaj, në vend të tij propozohet ambasadore për në kroaci mbështetësja e VV’së, Hasnije Ilazi
Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili është përfolur për sh...
-
Deri në 87 mijë vende të reja pune në Kosovë? Pengesat drejt realizimit
Tetëdhjetë e shtatë mijë vende të reja pune në një vend ku, sipas të dhënave ...
-
20 ditë pas lirimit nga burgu, ekzekutohet në oborrin e shtëpisë personazhi i njohur i botës së kṛimit në Fier
I liruar nga qelia vetëm 20 ditë më parë, Selami Hasani është gjetur i vrarë ...
-
Apeli vërteton dënimin, burgim i përjeshtëm për Naim Murselin dhe Granit Plavën
Gjykata e Apelit e Kosovës, Departamenti për Krime të Rënda, i ka refuzuar si...
-
Besa Kabashi-Ramaj në Asamblenë Parlamentare të NATO-s kërkon përfshirjen e Kosovës në mekanizmat e inovacionit dhe sigurisë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Besa Kabashi-Ramaj, ka marrë pjesë në Asambl...
-
“Djali im nuk ka mundur ta bëjë i vetëm këtë plan” – Babai i Endrit Azemit dyshon se edhe persona të tjerë janë përfshirë në mashtrim
Xhemajl Azemi, babai i Endrit Azemit, ka ngritur dyshime se pas mashtrimit të...
-
Babai i Endrit Azemit: Edhe ne jemi të mashtruar, u kërkojë falje gjithë shqiptarëve
Xhemajl Azemi, babai i Endrit Azemit i arrestuar se mblodhi 189 mijë e 206 eu...
-
Punëtorët e KEK-ut dy vjet e gjysmë pa këpucë e çizme pune, dokumentet zbulojnë një mal mangësish në kushtet e punës vetëm pasi tre punëtorë humbën jetën
Një hulumtim i gjatë i Gazeta Infokus nxjerri në pah kushtet e rënda me të ci...
-
Një muaj paraburgim për Endrit Azemin që mashtoi se ishte i sëmurë dhe përfitoi para
Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në G...
-
27 vjet nga vizita e parë historike e Bill Clintonit në Kosovë
Më 23 nëntor 1999, pesë muaj pas përfundimit të luftës në Kosovës, presidenti...
-
Ligji për Specialen, Çitaku: Besoj se sot ekspertët e dorëzojnë draftin e parë, me VV-në na bashkon UÇK-ja
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se brenda javës do...
































