Ekonomi

Puna që ua mori jetën

Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 01 May 2018

Shkuan në punë, por nuk u kthyen më në shtëpi. Objektet ku punonin, ishin vendi ku shumë prej kosovarëve dhanë frymën e fundit.

Në vend nuk janë të rralla rastet kur punëtorët e humbin jetën në vendin e punës për shkak të mungesës së kushteve për punë.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi ka treguar për Infokusin se vetëm në tremujorin e parë të vitit 2018,  në vendin e punës e kanë humbur jetën katër persona.

-Advertisement-

Ndërsa në 2 vitet e fundit ky numër arrin në 32 persona, shkruan Infokusi.com.

“Në vitin 2016 e kanë humbur jetën 12 punëtorë, ndërsa në vitin 2017 e kanë humbur jetën 20 punëtor, ku për katër dyshohet të jenë vdekje të natyrshme”, ka thënë Azemi.

Azemi thotë se mosha e personave që kanë humbur jetën në ambientet e punës sillet rreth 35 vjeç dhe se ishin nga rajone si ai i Prishtinës, Prizrenit dhe Gjilanit.

Kryetari Azemi deklaron se të drejtat e punëtorëve nuk po respektohen. Shton se vetëm një numër i vogël i pronarëve i respekton të drejtat e punëtorëve. Madje dhe ato pjesërisht.

Ndërsa për raste të tilla, kur punëtorët humbasin jetën në vendin e punës, ai thotë se marrin përgjegjësi edhe punëdhënësit.

“Punëdhënësi merr përgjegjësi nëse Gjykata e ngarkon me ndonjë obligim dhe atij obligimi punëdhënësi duhet të përgjigjet pasi që nuk ka rrugëdalje tjetër”, ka thënë Azemi.

Por, përveq se kanë mungesë të kushteve për punë, punëtorëve në vend nuk u respektohen as të drejtat e tyre. Shumica e tyre nuk e kanë as një kontratë punë, me të cilën punëdhënësi do të obligohej që t’i respektonte këto të drejta.

Në mungesë të saj, punëtorët detyrohen të heshtin pasi që vetëm përmes asaj pune sigurojnë bukën për familjet e tyre.

Se të drejtat e punëtorëve nuk respektohen, këtë e thonë edhe nga Inspektorati i Punës, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

“kampion” për shkelje të të drejtave të punëtorëve në vend po del të jetë sektori privat, sidomos në fushën e ndërtimtarisë dhe sigurimeve fizike, shkruan Infokusi.com.

Kështu së paku ka deklaruar për Infokusin, Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi.

Ibrahimi ka thënë për Infokusin se ka përmirësime në respektimin e të drejtave të punëtorëve, por se ende ka shumë punë në këtë drejtim.

“Në bazë të vlerësimit tonë, mbështetur edhe në statistikat tona, gjendja e respektimit e të drejtave të punëtoreve po përmirësohet edhe pse ka ende pune për të bërë”, ka thënë Ibrahimi.

Nuk është i vogël as numri i gjobave që janë shqiptuar në këtë vit. Ibrahimi deklaron se vetëm vitin e kaluar dhe tremujorin e parë të 2018-ës, Inspektorati ka lëshuar 289 gjoba.

“Në krahasim me vitin 2016 ,në vitin 2017 janë shqiptuar gati 100 gjoba më tepër. Ndërsa në tre mujorin e këtij viti(2018)janë shqiptuar 25 gjoba më shumë se në vitin paraprak”, ka thënë Kryeinspektori i Punës.

Ndërsa, për vlerat e këtyre gjobave, ai thotë se janë të ndryshme. Mirëpo, thotë se ka gjoba të shqiptuara edhe në mbi 20 mijë euro.(Arjeta Shabani)/Infokusi

 

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy