Lajme

Pula: Qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza nga fillimi i vitit të ardhshëm

Autori: Gazeta inFokus 19:24 | 06 October 2022

Njohësi i politikës së jashtme, Shqiprim Pula thotë se nga fundi i vitit do duhej të përfundonin të gjitha proceset sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën.

Në emisionin “Ditari” në Tëvë 1, Pula theksoi se mundet që nga fillimi i vitit të ardhshëm, kosovarët të lëvizin drejt zonës Schengen, teksa tregoi edhe procedurat nëpër të cilat kalohet.

“Nuk duhet harruar që është me domosdoshmëri trajtimi i raportit të Komisionit Evropian tek një trup që quhet COREPER, që përbëhet nga amasadorët e përhershëm të shteteve anëtare. Më pas shkon te një komision punues, tek Paralamenti Evropian, më pas Parlamenti përmes një seance duhet ta votojë një raport të tillë, i rikthehet përsëri Këshillit të Ministrave dhe përfundimisht konsiderohet si një proces i mbyllur. E që pastaj teknikisht do të vazhdojë tek shtetet anëtare. Por nëse kihet në konsideratë tempoja e punës çfarë ata e bëjnë, mund të jetë fillimi i vitit të ardhshëm kalendarik që qytetarët e Kosovës të mund të lëvizin drejt zonës Schengen”, tha ai.

-Advertisement-

Pula uroi që kjo temë të marrë epilog sa më shpejt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera