Rozë

Publiku eleminoi Besin – Syla: Publiku kosovar ka zgjedhë Agim Bahtirin, normal që rrëzon Besin

Autori: Gazeta inFokus 23:37 | 18 December 2023

Analisti kosovar Valon Syla ka reaguar pas eleminimit të Besit nga Big Brother Vip Kosova sonte.

Ai në një nga komentet e tija me ironi ka shkruar se “Publiku kosovar e ka zgjedh Agim Bahtirin normal qe ta rrezon Besin. Te kqyrim lojen tash”, komentoi Syla, shkruan lajmi.net.

-Advertisement-

Kujtojmë që Syla ditëve të fundit kur Besi ishte në nominim me Bucin dhe Ganinë, kishte dalë në ndihmë publikisht për Besin.

Edhe moderatorja Jonida Vokshi dukej e “pikëlluar” pas largimit të Besit, pasi që ky i fundit nuk pati fat as në zarfin e kthimit.

Besi ishte në mesin e më të pëlqyerve nga publiku, dhe kishte një humor të mprehtë dhe të lezetshëm.

Ai kishte shkuar në nominim nga vëllai i madh me Bucin dhe Ganinë pasi që ata të tre kishin sha e kishin përdorë fjalë banale brenda shtëpisë, por ajo që shihet e dëgjohet është se Besi më së paku ose thuajse fare ska përdorë fjalë banale dhe sharje në shtëpinë më të madhe.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy